CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Ish-prokurori: KLP është politike, pse nuk reagon kur Rama intimidon prokurorët?

KLP reagoi duke mbajtur anën e SPAK pas deklaratave të kreut të PL, Ilir Meta. Por për ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beci, qëndrimi i mbajtur nga KLP duket se është politik, përsa kohë nuk reagon kur prokurorët vihen nën presion nga Edi Rama.

“KLP-ja të njëjtin reagim duhet të bëjë kur ka Asamblenë Partia Socialiste dhe kur kryetari i mazhorancës del dhe sulmon dhe intimidon prokurorët e prokurorive të Tiranës. Të njëjtën mbrojtje duhet të bëjë KLP-ja për të qenë e baraslarguar nga pikëpamja politike”, tha Beci.

Në fakt në raste të tilla KLP hesht duke kaluar sikur s’ka ndodhur gjë sa herë ndaj prokurorëve ka sulme, akuza apo intimidime nga Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të mazhorancës së tij.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …