Mandati i Xhaçkës do dërgohet në Kushtetuese, Pengu tjetër aferë me Ramën

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Bardhi ka denocuar sot një tjetë aferë të Pengut me Ramën. Bardhi ka nxjerrë zbuluar Bashën, i cili nuk ka pranuar që të firmosë me deputetët e opozitës dërgimin në Kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka që mbrohet nga Rama. Bardhi tha se Basha tregoi eedhe një herë se është në shërbim të Ramës dhe se asnjë nga 4 deputetët e tij nuk kanë pranuar të firmosin për të dalë kundër deputetes që mbrohet nga Rama.

Kryetari i Grupit parlament të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama si të përfshirë në afera korruptive.

Bardhi: Grupi parlamentar i PD dënon qasjen e mazhorancës për të mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Koncepti i ri që ka ngritur mazhoranca se votës se deputetëve apo të Kuvendit të Shqipërisë nuk i imponohet dot një vendim i Gjykatës Kushtetuese, në fakt është rrëzim i parimeve mbi të cilën është ndërtuar bashkëjetesa në vendin tonë. Nëse mazhornaca dhe opozita kanë një konflikt si ai që kishim me përpara viti, kush është institucioni që e zgjedh konfliktin. Kushtetuta e ka përcaktuar se këtë konflikt mes mazhoranës dhe opozitës se ne nuk do të kalojmë në vetëgjyqësi e zgjidh Gjykata Kushtetuese. Nëse ti opozitës duke mos zbatuar vendimet e GJK i heq edhe mundësinë për të marrë drejtësi ne institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta, praktikisht ke rrëzuar shtetin ke rrëzuar çdo mjet demokratik me te cilat opozita dëshiron ti bëjë betejat e veta, Ai vendim e detyronte mazhornacën të ja dorëzonte drejtësisë Olta Xhaçkën. Mbrojtja politike është mesazhi me i gabuar për luftën ndaj pandëshkueshmërisë qe ne te gjithë bashkë kemi rënë dakort që është dmosdoshmëri që Shqipëria të eci përpara. Nuk mund të këtë një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi për kundërshtarët e Edi Ramës…

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …