Partia e Lirisë në kurthet e Sigurimit të Shtetit, sot SPAK

“RD”

Nuk është hera e parë që mes Metës dhe Kryemadhit ka debate politike. Kur Kryemadhi zëvëndësoi Metën në krye të LSI, ajo shpesh herë shigjetonte Metën për marrëveshjet e gabuara që kishte bërë me Ramën gjatë kohës që bëri koalicion me të.

Tani është Meta që shigeton Kryemadhin për djegien e mandateve të deputetëve gjatë kohës që ajo drejtonte LSI.

E parë nga larg emocioneve politike të tyre si dhe larg në kohë, si Kryemadhi ka pasur të drejtë ndaj Metës atëhere, edhe Meta ka të drejtë tani me gabimin e djegies së mandateve, por tani nuk është koha për të gjykuar njëri-tjetrin dhe gabimet politike strategike mes tyre, por është koha për një opozitë të fortë dhe të bashkuar.

Rama po ndjek një skenar të ngjashëm me Sigurimin e Shtetit ndaj familjarëve të drejtuesve të opozitës, vetëm se kësaj here duke keqpërdorur SPAK për t’i bërë presion këtyre familjarëve dhe për t’i ndërsyer kundër njëri-tjetrit. Dhe për këtë mjafton të konstatoni se hetimet nga SPAK ndaj këtyre drejtuesve shtrihen deri tek fëmijët e tyre, dhe madje edhe përgjatë kohës që ata nuk kishin lindur akoma.

Pra, janë të njëjtat skema të Sigurimit famëkeq të Shtetit, që sot po përdoren nga i keqpërdoruri SPAK.

Partia e Lirisë dhe drejtuesit e saj duhet të kuptojnë se nuk duhet të bien pre e këtyre lojrave të pista të regjimit dhe duhet të ngihen përtej këtyre skenarëve në një riorganizim të fortë në funksion të opozitarizmit.

About Krye Redaktor

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …