Nga Iva V.GRILLO
Pjesemarrja ne protesten kunder Veliajt nuk eshte nje favor qe i behet nje grupimi te caktuar politik apo nismetareve te protestes.
Protesta kunder krye-ekzekutorit te Tiranes dhe taksave te qytetareve te saj eshte ne radhe te pare respekt e dashuri per Tiranën, kontributet e prinderve tane por edhe respekt per veten.
Aktivizimi im qytetar modest i ketyre viteve te fundit me ka kryeqezuar shtigjet me qytetare e aktiviste qe u dhemb e ardhmja e vendit dhe qe nuk e pranojne nenshtrimin.
Jam e sigurte qe te gjithe ata qe vertete e quajne fatkeqesi renien e Tiranes ne duart e kastes se korruptuar rilindase, do te jene patjeter neser ne shesh.
Per te tjere qe gjejne justifikime nga me te ndryshmet per kalkulime politike apo sepse nuk e mposhtin dot cinizmin, si qytetare tiranase u them qe asgje qe do te bejne apo thone nga divanet e shtepise apo tastierat e kompjuterave e telefonave neser, nuk u ben nder.
Tirana kerkon kontributin e gjithesecilit neser ne shesh!
Nuk eshte kontribut politik, eshte kontribut qytetar!
Kjo eshte thirrja e vetme qe duhet te mbizoteroje ne rrjet nga atdhetaret sot, brenda e jashte vendit!
E premte! Ora 11:00! Qytetaret ne shesh!
Veliaj jep DOREHEQJE!