Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria Berisha “Shqipëria 1 euro”, por Këshilli i Ministrave me urdhër të liderit socialist e zbaton me përpikmëri gjithmonë aty ku kanë interes.

Së fundmi fondacioni jofitimprurës “Fundjavë Ndryshe” me president Arbër Hajdarin me një VKM më 17 prill 2024 kanë përfituar një pronë të tretë përmes programit “Shqipëria 1 euro”.

Pas një kërkimi në “OpenCorporatesAlbania”, rezulton se Arbër Hajdari ka marrë në zotërim pronën e një ish-reparti ushtarak depo me nr. 5011 me sipërfaqe 16 214 m2 dhe sipërfaqe ndërtim 3138 në Brar të Tiranës e cila ka qenë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, me afat 20 vjet.

Kjo nuk është hera e parë që Arbër Hajdari me fondacionin e tij merr prona shtetërore me një qira modeste 1 euro, pasi në 5 vitet e fundit ky është vendimi i tretë i qeverisë Rama që i “dhuron” prona shtetërore bazuar në ligjin “Shqipëria 1 euro”.

Hajdari pasi ka marrë në zotërim këto prona ka ndërtuar restorant, magazina, biblotekë, qendra shëndetësore me klinikën dentare, sallat e kurseve të anglishtes dhe teknologjisë, park argëtues për fëmijë, zyra, etj, ndërsa të ardhurat siç pohon ai shkojnë gjithmonë për bamirësi pasi fondacioni është jo-fitimprurës.

Ky vendim i qeverisë është paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama i cili ka thënë se Arbër Hajdari do të ndërtojë biblotekë në Brar të Tiranës.

Kreu i qeverisë thotë se së shpejti do të ngrihet këtu edhe qendra më e madhe e argëtimit të fëmijëve në rajon.

About Redaksia

Check Also

Vendimi dhe firma që çon Ramën në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ëngjëll Agaçi ishte në SPAK këtë të premte, …