Nga Alba KEPI
Si me urdhër të një komande nën armë, selitë kryesore diplomatike në Tiranê, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasada Amerikane, Ambasada Italiane, reaguan të shqetêsuar në mbrojtje të godinês së Bashkisë së Tiranës.
Sot kjo ndërtesë as nuk u shemb sic ndodhi me Teatrin, pronat e shtëpitë e shumë shqiptarëve në kêto vite regjim Veliaj, as u shkatërrua e u dëmtua sic po ndodh me Sahatin, as u zhduk si po ndodh me zonën historike, as u mor peng sic po bëjnë me pasurinë kombëtare të Tiranës e Shqipërisë.
Kjo godinë është e qytetarëve që me votë o protesta demokratike vendosin kush e si t’i qeverisin.
Sot u protestua kundêr vjedhjes, korrupsionit, krimit e grupeve kriminale që pasurohen me paratë publike.
Sot u protesta dhe kudo tjetêr në botë për kauza të ndryshme.
Në Napoli studentët me fflakadanë e cdo mjet proteste u pêrleshën me policinë kundêr vendimeve të NATO.
Në Romë peofesorë e studentë protestuan kundër projekteve bashkëpunuese me Izraelin që ushqejnë iindustrinë e luftês. Po molotov e tymyese u hodhën.
U protestua në Washington kundêr G7 në Capri.
Protesta êshtë forma e instrumenti më demokratik që ka një popull.
Ambasada t e selitë Diplomatike në Tiranë i prisnim të reagonin kundër skandaleve korruptive, krimit, në mbrojtje të ligjit.
Pritëm e presim të reagojnë në mbrojtje të demokracisë e së vêrtetês, në mbrotje të pluralizmit e kundêr arrestimit të liderit të opozitës.
Ky reagim si nën armë e të gjithë në një, i diplomacisë në Tiranë, i ngjan një qoke politike me harac demokracinë.
Mos vallë i njohin hallet e shqiotarëve më shumë se vetë populli?
Në vendet e tyre asnjë ambasadë e seli e huaj do të ndërhynte në protestat legjitime të një kombi.
Diolomatë mbroni demokracinë jo hajdutët.
Detyra juaj është të krijoni ura mes popujve e jo të ngrini mure mes jush e popullit që ju mikpret.