Zyra e BE-së reagon ndaj protestave, por jo ndaj krimit!

Nga Milaim NELA

Reagimi i Zyrës së Bashkimit Europian sot ndaj protestës së qytetarëve tē Tiranës është skandal edhe më i madh se vetë skandalet e ndodhura brenda asaj porte jashtë së cilës sot u hodhën disa flakadanë nga disa protestues!

Me aktin e sotëm Zyra e Bashkimit Europian ju jep qytetarëve shqiptarë mesazhin se kriminalizimi i Bashkisë së Tiranës ku drejtorët e Erion Veliajt vjedhin taksat e qytetarëve shqiptarë duke ju a dhënë tenderat kompanive që i zotërojnë vetë është ajo që mbron Europa dhe Bashkimi Europian!

Përkthim tjetër kjo deklaratë nuk ka!

Me aktin e sotëm Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë jo vetëm ka dalë nga neutraliteti që duhet të mbajë por as më pak e as më shumë është vendosur hapur në anën e krimit!

Eshtë e pafalshme që zyra që duhet të japë mesazhet e zbatimit të ligjit e respektimit të standarteve sot bëhet mbrojtëse e njeriut që nëse skandalet që i kanë ndodhur atij do të ndodhnin në Bruksel, Romë, Lisbonë, Paris apo Berlin qytetarët do ta digjnin çdo kryeqytet që unë e përmenda më sipër!

Skena të tilla i kemi parë rregullisht në Paris këto vitet e fundit për kauza shumë herë më minore!

Zonja dhe Zotërinj që përfaqësoni Europën dhe vlerat e saj në Tiranë!

Akti juaj i sotëm është I NEVERITSHËM!

Është i TURPSHËM!

Është ANTI-EUROPIAN!

Është pro krimit shtetëror!

Është pro korrupsionit galopant ku vidhen taksat e shqiptarëve në dritë të diellit!

Me këtë mesazh ju po vrisni shpresat e shqiptarëve dhe po jepni mesazhin se ju mbështesni krimin në Shqipëri!

Ne vend që të dilni me njē deklaratë që të kërkoni arrestimin e Erion Veliajt nga organet e drejtësisë që ju nuk lini rast pa e mbështetur ose e pakta fare të kërkoni dorëheqjen e tij, ju e mbroni atë duke publikuar deklaratën që unë e kam ndarë këtu me lexuesit e mi!

Ju me këtë akt nuk bëni as më pak as më shumë por po vrisni shpresat e shqiptarëve se ky vend mund të çlirohet ndonjëherë nga mafia!

Jo duke vrarë këtë shprese po nxisni edhe tej shpopullimin e Shqipërisë a thua se nuk ju mjaftuan mbi 1 milionë shqiptarê që pas vitit 2013 janë legale apo ilegalë ne vendet prej nga ju vini e përfaqësoni!

About Redaksia

Check Also

Dhjetë fakte mbi falsitetin e Rezolutës antikorrupsion të sektit Rama

Bujaf Leskaj Projekt-rezoluta e propozuar nga PS për luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen do t’i …