Nga Iva V.GRILLO
Shokuese të shikoje kronologjinë 10 vjeçare të shkallmimit institucional, politik, demokratik dhe shoqëror të shtetit shqiptar në një dokumentar prej 1.5 orësh.
Një katalog i paparë krimi e korrupsioni shtetëror kombëtar dhe ndërkombëtar.

Dy (jo një) ministra të brendshëm, njëri pas tjetrit, që japin dorëheqje për shkak të lidhjeve të familjarëve të tyre me krimin

Një zv/kryeministër në ndjekje ndërkombëtare

Një kryeministër me vëllain e vetëm të identifikuar ne lidhje me një grup të strukturuar kriminal…prokuroria nuk heton.

Një sekretar kryeministri që akuzohet për lidhje me mafian

Anëtarë të policisë së shtetit të persekutuar e më pas në ekzil politik

Prokurorë të larguar nga detyra pas rënies ndesh me regjimin

Prokurorë e gjykatës të vënë në detyra për ti shërbyer regjimit

Persekutim i opozitës dhe arrestime politike

Persekutim i biznesit dhe mediave të konsideruara si kundërshtare të pushtetit

Blerje e korruptim ndërkombëtarësh që do të duhej të vepronin si garantë reformash
Gjithë ky koncentrat krimi vetëm për çështje ku përfshihen direkt ose indirekt interesat Italiane…
Sa i gjatë do të duhej të ishte një dokumentar I cili do të përfshinte gjithë katalogun e krimeve të grupit te strukturuar kriminal në qeveri e pushtet lokal?