Aktivisti thirrje Veliajt nga protesta: Dorëhiqu se nuk të mbron më asgjë!

Aktivisti Alfred Pëllumbi në protestën qytetare përpara bashkisë së Tiranës i bëri thirrje kryebashkiakut Veliaj të dorëhiqej pasi, sipas tij, kjo është shpresa e tij e vetme për të gjitha skandalet dhe dëmet që u ka shkaktuar banorëve të Tiranës.

“Unë jam një nga ju, Alfred Pllumi, i arrestuat nga maskat kriminale të shokut Tao. Unë jam një nga ju, se i vetëm s’bëj dot gjë. Sot erdha këtu sepse asnjë demokrat nuk trembet. Përveç demokratëve na janë bashkuar edhe socialistët e ndershëm të cilët e dinë të cilët e dinë që lali Eri është hipokrit, zvarranik, mashtrues.

E vetmja shpresë e jotja për të përfunduar është dorëheqja. Dorëhiqu se nuk të mbron më asgjë”, tha Pëllumbi.

About Redaksia

Check Also

Noka: Ron Yefet është pjesë e skemës mafioze, Rama e solli për punët e pista! KAYO po përdoret për trafik armësh!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, hodhi akuza të forta ndaj Edi Rama …