Alizoti: Rama është i marrë peng nga karteli i kokainës!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka reaguar në lidhje me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili refuzoi interpelancën në Parlamentin e Shqipërisë e thirrur nga Gazment Bardhi. Sipas tij, është për të ardhur keq që institucionet e drejtësisë nuk po reagojnë për akuzat e ngritura nga opozita dhe nga emisioni investigativ i medias italiane RAI3.

“Reagimi ekstrem i Ramës në mbrojtje të mikut të kartelit të kokainës së Xibrakës dhe ish-avokatit si vëllezërve të tyre, duket se po zbulon një të vërtetë që pëshpëritej prej kohësh. Rama nuk po sillet si kryeministër i zgjedhur, por si i përzgjedhuri i krimit në krye të qeverisë.

Shmangia e llogaridhënies në Kuvend për të mbrojtur sekretarin e tij nga një akuzë e dokumentuar në Itali, është tregues i qartë se ai është vartësi i atyre që e kanë emëruar aty. Shqipëria ka patur shumë kryeministra të paaftë dhe mediokër, por kurrë një kryeministër të marrë peng nga kartelet.

Është për të ardhur keq, që edhe institucionet e reja të drejtësisë po sillen si emërime të pengut. Nuk ja kanë borxh taksapaguesit e SHBA-ve dhe BE-së, që të sponsorizojnë heshtjen e SPAK-ut, përballë shokëve të trafikantëve.

Ata nuk mund të sillen si enturazh i kryeministrit të zgjedhur si kurator i bashkëpunëtorëve të krimit. Nëse Rama dhe SPAK, heshtin dhe flasin njësoj, atëherë kokaina e Xibrakës, vijon të qelbet edhe në mes të Tiranës”, shkroi Alizoti në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Trump me Melonin për të ndryshuar Europën

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane Giorgia Meloni. “Është një person …