Mustafaj: Investigimi i RAI3, emisioni më kritik i huaj në 30 vite ndaj një qeverie

Diplomati i karrierës Besnik Mustafaj, ka komentuar investigimin që ka zhvilluar RAI-3 në Itali.

Mustafaj theksoi se emisioni i RAI3 ishte emisioni më kritik në 30 vjet demokraci ndaj një qeverie shqiptare. Ai shtoi se Edi Rama spekullon, kur thotë se reagon, ‘për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë’.

“Edi Rama spekullon, kur thotë se kujdeset për imazhin e Shqipërisë. RAI3 foli për abuzime qeveritare. Emisioni ka qenë më i rëndi e më kritiku ndaj një qeverie shqiptare në 30 vjet.

Ka një mobilizim të mediave italiane për të thënë të vërtetën. Edi Rama spekulon kur thotë se po hidhet baltë mbi Shqipërinë. Shqipëria tashmë është një vend i hapur e demokratik dhe e vërteta mund të thuhet.

Rama ka përdorur të huajt, me pagesa etj. Reportazhi do të ketë ndikimin e vet edhe në mbështetjen e politikës së jashtme italiane.

Nuk e kuptoj pse Edi Rama i qan hallin Melonit. Del Rama dhe merr rolin e kavalierit, duke mbrojtur dinjitetin e Melonit. Meloni nuk ka folur fare për reportazhin. Reportazhi është shpërndarë dhe në anglisht nga RAI3. Rama duhet t’i përgjigjet interpelancës së opozitës për këtë çështje”, deklaroi Mustafaj për emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24.

About Redaksia

Check Also

Analisti: Rasti i Irena Gjokës është një nga kulmet më të errëta që provon se çfarë është SPAK

Nga Ndriçim KULLA Çfarë mund të ndodhë në një çast në historinë e një shoqërie kur …