Pas protestës së opozitës, policia e Taulant Ballës ka nisur arrestimet politike. Raportohet se në prangat e policisë ka rënë 31-vjeçari Maringlen Hysenaj. Ndërkohë është proceduar edhe një 61-vjeçar.
E drejta e protestës është garantuar me ligj dhe ka qenë edhe vetë Kushtetuesja që i ka ndaluar këto arrestime.
Njoftimi i policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:
– M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasin Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë.