Të mos presim nga të huajt!

Nga Milaim NELA

Të gjithë atyre që u zhgënjyen mbrëmë nga RAI 3 ju them;

Mafia nuk është vetëm në Shqiperi por edhe në Itali e interesat janë ndërkombëtare!

Më shumë se sa sistemi kriminal i patronazhimit dhe oligarkisë mafioze vendase regjimin e Rama-Veliajt e mban në këmbë mafia ndërkombëtare!

Për këtë nuk duhet të ketë më askush as dyshimin më të vogël!

Për ata që kishin pritshmëri nga reportazhi (i patrasmetuar) i RAI-it ju them e nuk besoj që është nevoja të ju a them unë se as RAI e as Bild e as ndonjë media tjetër e huaj nuk do të na e rrëzojnë Ramën apo Veliajn, çfarëdo që ata të trasmetojnë!

Atë mund dhe duhet ta bëjmë vetëm ne shqiptarët!

Për të djathtët që janë zhgenjyer nga “e djathta” Meloni që edhe na përshëndeti në Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021 të jeni të bindur se as atëherë as sot asaj nuk ja ndjen për Shqipërinë pa le për Partinë Demokratike.

Ajo do të mbështesë çdo lloj horri në Shqiperi sa kohë që ata;

– do i japin ujin e ftohtë të Syrit të Kaltër,

– pranojnë varrosjen e plehrave dhe mbetjeve toksike të Italisë në tokën shqiptare apo..

– që toka shqiptare të bëhet territor rezervë i Italisë për emigrantët që synojnë tokën Italiane apo Europën Perëndimore përmes territorit të saj!

Sot ne – të nderuar miq – nuk duhet të kemi më naivitetin e viteve që sapo kishim dalë nga izolimi e nuk kuptonim se çbëhej jashtë kufijëve tonë pa le të njihnim gjeopolitikën e si funksionon politika dhe diplomacia e huaj.

Ne duhet t’i dalim zot vendit tonë, tokës tonë, detit tonë e të gjitha pasurive tona historike, arkeologjike e kombëtare.

Ne duhet t’i dalim Zot atdheut tonë ashtu siç të huajt e mbrojnë vendin dhe pasuritë e tyre!

Shqipërinë do ta shpëtojnë vetëm shqiptarët!

 

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …