Të shkëlqesh në mungesë…

Iva V.GRILLO

Pjese e dyte e dokumentarit “Hotspot Albanese” apo diskutimi i metejshem i marreveshjes Rama-Meloni, siç ishte paralajmeruar apo edhe promovuar nga gazetaret e RAI 3 per emisionin e se Dieles, nuk ndodhi…

Eshte nje nga ato raste ku shprehja: “te shkelqesh ne mungese” merr kuptimin me te plote dhe me ilustrues te mundshem.

Si fillim duhet pranuar qe dokumentari “Hotspot Albanese” i transmetuar me 21/04/2024 eshte nje dokumentar i rralle, qe del e tepron… dhe nese ka apo nuk ka nje pjese te dyte te tij, kjo ka pak rendesi tashme: shejtani ka dale nga shishja dhe gjithe manovrat, akrobacite dhe shantazhet e botes nuk mund t’a fusin me ne shishe.

Nga ana tjeter pavaresisht se dokumentari nuk ka thene asgje qe shqiptaret nuk e dine apo nuk e kane provuar ne kurriz, mendoj se gjithsesi nuk duhet nenvleresuar rendesia e nje vezhgimi, investigimi dhe disktretitimi te regjimit narko-shtet shqiptar nga pale te treta, sidomos ne nje vend ku mbizoteron propaganda dhe intimidimi…dhe sidomos ku shqiptareve u thuhet shpesh te heshtin e ulin koken sepse perceptimin e nje shteti te kapur “e kane psikologjike”…

Ne kete kuptim, gazetaria italiane e RAI 3 ka bere nje sherbim te madh duke çjerre perfundimisht, me fakte dhe ne menyre kronologjike realitetin e genjeshtert te ndertuar me aq shume akrobacira, matrapazlleqe dhe para nga regjimi Rama. Mbreti tashme eshte lakuriq…dhe lakuriqesine e tij nuk e shohin vetem shqiptaret, por kushdo qe ka sado pak deshire per te perdorur shqisat dhe logjiken.

Nderkohe edhe mungesa e mbremshme e pjeses se dyte te dokumentarit/shtjellimit te metejshem siç ishte premtuar, eshte nje sherbim tjeter qe i behet shqiptareve, sado paradoksale qe te duket ne pamje te pare.

Sepse kjo konfirmon tezen qe opozita e qytetaret kane kohe qe e artikulojne: shteti shqiptar drejtohet nga nje kaste mafiozesh qe tentojne te influencojne apo intimidojne kedo qe u behet ferre ne rrugen e tyre per pushtet absolut, brenda dhe jashte kufijve.

Ne kete kuptim, nuk ka asnje rendesi nese do te kete apo jo nje pjese te dyte te “sages” se nje pushteti mafioz.

Falenderues ndaj gazetarise italiane per çfare ka bere deri tani… por tani regjia dhe aksioni per “pjesen e dyte” duhet te jene ne duart e shqiptareve.

“Skena” e vetme kane mbetur sheshet!

Si fillim, te Marten, 30 Prill, ora 16:30, tek Bashkia!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …