Veliaj në SPAK, Gjokutaj: Skenografi e një marrëdhënieje rozë!

Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar deklaratat e Veliajt i cili u shpreh se do të paraqitej vetë në SPAK dhe do të dorëzonte dosjen me informacione për të gjitha çështjet që lakohen në media.

I ftuar në Syri Tv, Gjokutaj u shpreh se vajtja e Veliajt në SPAK nuk është dëshirë e tij, është thjesht një karagjozllëk që po bën, për të sfumuar aferat që ai është i përfshirë.

Avokati e cilëson rastin si një “skenografi e një marrëdhënieje rozë“ mes SPAK dhe Bashkisë, nisur nga qasja që Veliaj ka shfaqur në media për ngjarjen.

Gjokutaj: “Përse merr rrugën ‘me këmbët e ti’, sikundër po thotë, megjithëse atje të marrin, të thërrasin nuk shkon njeri me dëshirë. Çështja është çfarë do të thotë Veliaj në SPAK. Do i rekomandoja Veliajt që të pendohet, pasi mund të jenë marrë në qafë zyrtarë të tjerë që i kanë vendosur shpatullat burgut sot, vetëm se ai është Kryetar Bashkie”.

Në vijim, avokati tha se Veliaj e trajton SPAK si një strukturë private, sikur ky ka bërë investime për ti shëndoshur financiarisht.

Gjokutaj: “Ai shkon dhe i quan kolegë ata prokurorët e SPAK, madje thotë se do të negocioj orën me SPAK se kur do të shkojë. E gjithë kjo është skenografia e një marrëdhënieje rozë mes SPAK dhe Bashkisë së Tiranës. Ky është relativizim i realitetit të zi që ka Bashkia e Tiranës. Ky e trajton këtë thirrjen në SPAK sikur po shkon të pijë kafe me ca njerëz që ka ca kohë që si ka takuar”.

About Redaksia

Check Also

Kur një televizion kombëtar shndërrohet në një organ propagande të PS dhe të korrupsionit qeveritar!

Nga Gazment BARDHI Kur një televizion kombëtar shndërrohet, fatkeqësisht, në një organ propagande të Partisë …