Alimehmeti: Veliaj nuk guxon të vijë këtu, guxon vetëm me këta njerëzit me maska!

Kryetari i këshiltarëve të opozitës Ilir Alimehmeti në fjalën e tij përpara protestuesve në Bashkinë e Tiranës, deklaroi se kryebashkiaku Veliaj është frikësuar ndaj refuzon sot të dalë në debat. Ai bën thirrje nga protesta se qytetarët nuk duhet të ndalen deri në rrëzimin e Veliajt.

“Nuk qëndron dot flamuri shqiptar në krye të vjedhjes. Ashtu siç e hoqën nga teatri shqiptar, shiheni ku e kanë vënë tani. Veliaj ishte mësuar i qetë dhe rehat e ta respektonim për hajdutërinë e tij. Nuk është mësuar as ti thonë hajdut kur z.Blushi i çoi prangat në dhjetor. Nuk pati guxim në asnjë lojë të përballej.

Hajde paraqitu këtu para njerëzve të lirë. Këtu nuk guxon ai. Ai guxon vetëm me këta njerëzit me maska”, tha Alimehmeti.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Skapi i partisë me urdhër të Ramës mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë denoncoi një ndër rastet më të rënda …