Mazhoranca bojkotoi sërish Komisionin, Vokshi: Të përjashtohen Ndreca dhe Ekonomi

Kryetarja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi deklaron se bojkoti i mbledhjes së komisionin nga ana e mazhorancës është një akt i rëndë ndaj parlamentalizmit.

Vokshi thotë se po minohet mbarëvajtja e punëve të komisionit, ndërsa ka kërkuar edhe përjashtimin nga komisioni të Plarent Ndrecës dhe Milva Ekonomit pasi po pengojnë punën e komisionit.

“Mazhoranca bojkotoi komisionin pa asnjë arsye legjitime. Tjetër akt i rëndë ndaj parlamentarizmit, kontrollit parlamentar dhe hetimor. Po minohet mbarëvajtja e punëve të komisionit.

Mbledhja e fundit u mbyll zyrtarisht nga ana ime dhe nuk miratuam dot kërkesat për informacion, ende nuk ka asnjë kërkesë për informacion të miratuar pasi ligji është bërë në mënyrë të tillë sa për cdo kërkesë duhet vendim i ndërmjetëm me shumicën e deputetëve të pranishëm.

Fakti që mazhoranca ka anëtar si avokati i sterilizimit Ndreca dhe rasti i Milva Ekonomit, përbëjnë diferencën për vendimmarrje”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …