Berisha: U bëj thirrje sindikatave të bashkohemi! E marta është dita e fitores!

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, lideri i opozitës Sali Berisha u ka bërë thirrje sindikatave që të bashkohen me protestuesit ditën e martë për të çliruar Tiranën.

“Erion Veliaj, çdo minutë që qëndron në bashki poshtëron shtetin, poshtëron zyrtarin, poshtëron qytetin, poshtëron kombin.

E marta po vjen.

Të martën u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës të bashkohemi.

Nuk është betejë vetëm kundër një hajduti, jo, jo. Është beteja kundër një regjimi.

Është betejë kundër një narkoregjimi që po shkatërron qenien shqiptare.

Iu bëj thirrje të gjithë intelektualëve, specialistëve të profesioneve të lira, bashkohuni me guximtarët.

Bashkohuni me guximtarët të martën t’i japim përgjigjen që meriton këtij regjimi kriminal.

Të pastrojmë bashkinë nga hajdutët. Të shënojmë kthesën e madhe, të ecim drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, shpëtimit të shqiptarëve.

U bëj thirrje sindikatave, sindikalistëve, të bashkohemi, të mos harrojmë se beteja për kryeqytetin është beteja për triumfin vendimtar.

Diktaturat, narkoregjimet kanë rënë atëherë kur ka rënë kryeqyteti.

Cilido që e ndjen veten të lënduar nga padrejtësitë, viktimë nga vjedhja, nga arbitrariteti.

Cilido që përballet në mënyrën më të pamerituar ndëshkuese me skamje dhe pamundësi, të bashkohet me ne.

Të bashkojë zemërimin me zemërimin tonë.

Të bashkojë forcën me forcën tonë.

E marta është dita e fitores”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …