Lubonja: SPAK nuk po prek sistemin! Po pastrohen paratë e krimit të organizuar

Duke komentuar aksionet e Prokurorisë së Posaçme, analisti Fatos Lubonja i ftuar në “Open” në News 24, tha se SPAK nuk po prek sistemin, por arreston persona të përveçëm.

“Është sistemi që SPAK-u nuk e ka prekur. Nëse ka bërë korrupsion, Sali Berisha, Ilir Meta, këta e kanë bërë me oligarkinë dhe së fundmi këta po e bëjnë me krimin e organizuar. Gjithë këtë pastrim parash që po bëhet, pasi nuk dalin nga bankat, nuk shoh që SPAK të reagojë përpara këtij mullari. Kap ndonjë kokërr dhe ne kënaqemi. Sistemi nuk është prekur. Sali Berishës, i gjetën një ku ka vjehrrin..i gjetën edhe atë Bektashin.

Ai nuk është kapur, vazhdon dhe ndërton. Ata vazhdojnë, ndërtojnë, pasurohen, blejnë toka, bëjnë Rolling Hills. Në këtë aspekt të më thuash se SPAK-u po vepron, duhet të jemi të kujdesshëm. Koha do ta provojë. Gjithsesi, e pranoj, kur bëhet kaq e rënda situata, diku do rrjedhë ajo e keqja”, tha Lubonja.

Lubonja, ka komentuar dhe raportin mes Ramës dhe Veliajt. Lubonja theksoi se është e qartë se kemi të bëjmë me punë të mafies.

Ne nuk dimë shumë gjëra se çfarë ndodhin dhe ndërtojmë hamendje. Ne mendojmë se SPAK po vepron me regji. Falcone thotë se mafia ka një fillim dhe një fund. Unë besoj se këta e dinë se çfarë po bëjnë. Që kjo është punë mafie shtetërore nuk kam dyshim. Sesi vjen fundi i aventurierit nuk dihet asnjëherë. Ne sot duhet ta kuptojmë Veliajn. Ky që është brez tjetër është më i korruptuar se ata që quheshin “enveristë”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …