CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Paloka: Jemi në diktaturë, Rama në shënjestër të të gjitha mediave dërkombëtare!

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka folur për lirinë e medias në vendin tonë, e cila sipas tij, është e kufizuar prej Edi Ramës.

Pyetje: Edhe dje kishte një kuvend ku kishte një performancë të mirë të deputetëve të opozitës por mazhoranca ka zgjedhur të shkojë në skenarë me afër, nuk po themi diktaturës por autokracisë të paktën.

Edi Paloka: “Jo, mund të thuash edhe diktaturë. Sepse meqë ne jemi mësuar me atë diktaturën e Enverit që nuk është klasikja në fakt sepse edhe ajo ka qenë një mostër në vetvete. Në të gjithë vendet komuniste ishte e vetmja e atij niveli e asaj shkalle ashpërsie, poshtërsie. Pra ne shohim vetëm atë si diktaturë por edhe kjo diktaturë është. Sepse ai parlament është që unë për fat të keq e kam deklaruar që ditën e parë pa ndodhur gjithë këto që kanë ndodhur më pas. Që nuk vlen më asgjë, në atë parlament, as këto denoncimet që bëjmë ne skandalet që zbulojmë. Sepse u bënë 12 vjet që zbulojmë skandale, 12 vjet që denoncojmë, japim fakte…”

Pyetje: E vërtetë që ju keni qenë konsistentë në denoncimet ndaj mazhorancës, por duhet thënë që veçanërisht në vitin e fundit, është vërtetuar çdo akuzë e opozitës, është pranuar nga organizmat ndërkombëtarë, nga gjykata nga prokuroria. A është ky një lajm i mirë apo një lajm edhe më i keq.

“T’i ndajmë gjërat. Ne çdo vit kemi denoncuar. Dhe skandalet që kemi denoncuar, edhe ai që dukej më i pabesueshmi është vërtetuar. Sidomos akuzat e ngritura nga Berisha, e mbani mend për shembull atë të avionëve te drogës, që u tallën, disa vërtet nuk e besonin, ata që e dinin vërtet u munduan ta fusin në kuadrin e qesharakes dhe u vërtetua shumë shpejt me fakte. Të gjithë akuzat që kemi ngritur janë vërtetuar. Nëse deri dje ishte vetëm opozita që ngrinte akuza që edhe kur i vërtetoheshin nuk sillnin asnjë ndryshim asnjë reagim. Nga qeveria jo e jo, por as nga të tjerët. Sot jemi në një fazë tjetër dhe kjo është e vërtetë. Janë ndërkombëtarët ata që po reagojnë. Dhe sot kryeministri më i dashur për ndërkombëtarët, Edi Rama që jo vetëm është lider botëror dhe është i dashur nga ata por ju jep edhe mend. Kohët e fundit është në shënjestër të të gjithë mediave kryesore ndërkombëtare. Duke filluar nga Uashingtoni, në Itali, Francë….”, tha Paloka për Syri tv.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …