Baçi i përgjigjet Ramës: Nuk kemi nevojë për ty, e luftojmë vetë korrupsionin!

Deputeti i PD, Luan Baçi i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama i cili ditën e sotme tha se opozita duhet të bashkëpunojë me socialistët për të luftuar korrupsionin.

Baçi theksoi se nuk është e nevojshme që opozita t’i bashkohet Ramës për të luftuar korrupsionin, pasi opozita është në luftë me korrupsionin. Mes tjerash ai nënvizoi se mazhoranca sipas tij është në ditët e fundit të saj.

“Paralajmërimi nuk bëhet me një apo dy mbledhje. Nuk është e nevojshme që Rama të bëjë paralajmërime, duke thënë se përgjegjësia është individuale. Gjithsecili ka përgjegjësi individuale, por përgjegjësia është kolektive. Rama vendos të tjerët zbatojnë, dikush del me mendjen e atij, dikush pa mendjen e tij. Rama po u bën një lëshim të gjithë të korruptuarve në radhët e tij. Sot Rama lau duart nga të gjithë ato që do të ndodhin në vazhdimësi. SPAK duhet të kishte marrë në hetim Veliajn, por e ka marrë si person në dijeni. Dihet tani që 5 drejtorë i ka në burg, ata 5 drejtorët nuk kanë vjedhur jashtë bashkisë. Mendoj se kjo mazhorancë është në ditët e fundit të saj. Është një mazhorancë që është kalbëzuar. Skandali këtu mbulon skandalin. Kemi struktura të posaçme për të luftuar korrupsionin. Opozita nuk ka nevojë për ftesën e kryeministrit, opozita është në shesh. Opozita është në luftë me korrupsionin dhe nuk ka nevojë që ti bashkohet Ramës”, tha Baçi per Euronews Albania.

About Redaksia

Check Also

“Kur të hyj tek Palloshi, më dergo sms”/ Detaje nga makinacionet e Belës

Zbardhen detaje nga hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Mësohet se në dosjen e …