Komisioni i TIMS/ Salianji: Rama nuk kthen përgjigje prej tre javësh!

Është mbledhur këtë të mërkurë komisioni hetimor parlamentar për vjedhjen e sistemit TIMS në Policinë e Shtetit. Në mbledhjen e sotme po prezantohet plani i hetimit nga ekspertët ndërsa në fund pritet të miratohet nëse do të gjendet dakordësia mes palëve.

Ndërkohë, kryetari i komisionit, Ervin Salianji deklaroi se kryeministri Edi Rama prej tre ditësh nuk kthen përgjigje, dhe është jashtë juridiksionit të shtetit. Po ashtu, ai deklaroi se përgjigje nuk ka kthyer as Prokuroria e Tiranës, ndryshe nga SPAK që është përgjigjur menjëjherë.

DEBATI

Salianji: Janë depozituar në sekretari dy shkresa, një me titull propozimi i strategjisë së hetimit dhe një plani i hetimit për TIMS. Besoj se nuk kemi strategji, por kemi direkt plan hetimi dhe do ta arrijmë që ta kapërcejmë këtë. Nuk ka ndonjë diferencë të madhe mes dy propozimeve.

Gogu: Ligji është i qartë. Mbledhja pati një fillim shumë të mbarë. Kjo nuk ndodh zakonisht. Ligji flet që këtë moment të përgatitjes së draftit të planit të hetimit e drejtojnë ekspertet dhe ju me të drejtë ja dhatë fjalën. E dëgjuam zotin Bici, jo se nuk kishim pyetje, ndërhyrje apo opinione, por në respekt të kapacitetit të tyre dëgjuam me vëmendje. Ju këtë nuk e bëtë, duket sikur doni ta sabotoni. Unë propozoj që të dëgjojmë ekspertët dhe më pas të hapni një seancë me pyetje. Kjo nuk është dita jonë që të vazhdojmë gjyqin e radhës.

Salianji: Këtu jashtë juridiksionit të këtij shteti është kryeministri që nuk kthen përgjigje, është java e tretë. Duhet të ktheje përgjigje edhe për të treguar që në raport me ligjin është i barabartë me të tjerët. Prokuroria e Tiranës nuk sjell ende përgjigje. E ktheu SPAK brenda dy ditësh! Kaq punë ka kjo prokurori?! Sepse kur reagon kryeministri kthejnë përgjigje brenda gjysmë ore. Meqë i ndjekin të kthejnë përgjigje.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …