“Pika e voçkël” e Kumbaros/ Si u shndërrua plazhi i Manastirit në masiv vilash prej betoni

A iu kujtohet fraza “pika e voçkël”, kur ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro e përmendi nga foltorja e Kuvendit me hartë në dorë?

Ishte një retorikë e përdorur nga minitrja gjatë një seance parlamentare në korrik të vitit 2022, për të “voçkëlsuar” sadopak lejen që kishte dhënë në plazhin e Manastirit për ndërtimin e një resorti privat nëpërmjet një “investimi strategjik”, duke e shkëputur atë pjesë nga Parku i Butrintit.

Ndoshta në hartën e Kumbaros ka mbetur ende një “pikë e voçkël”, por terreni aty është shndërruar në një masiv vilash prej betoni, të cilat kanë bllokuar tërësisht aksesin e pushuesve në një prej gjireve më të bukura të Rivierës Shqiptare.

Së fundmi, faqja në rrjetet sociale “Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore” ka publikuar një foto të “pikës së voçkël” të Kumbaros, ku gjithçka që shihet janë vetëm vilat prej betoni, të ngjeshura në terren të ndërtuara njëra mbi tjetrën. Nga ky kënd deti nuk duket, ku duhet të jesh në vilat e “investitorit strategjik” për ta parë.

Foto: Manastiri – Resort, pamje e publikuara nga Forumi i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore

Për rastin në fjalë, Boldnews.al ka publikuar pamje edhe më herët, të filmuara që nga deti. Prej tyre vërtetohej se Plazhin e Manastirit, në periferinë perëndimore të Sarandës, mund ta shijosh vetëm duke kaluar në rrugë detare, pasi kantieri i ndërtimit e ka bllokuar tërësisht aksesin nga toka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …