Kryevepër verdhezi, Dortmundi heshti Parisin

67% kontrolli i topit, 31 raste, 5 gjuajtje në kuadrat, 4 shtylla, por mjafton një gol i Hummels për të nxjerr jashtë lojë PSG. Futbolli është i bukur edhe për këtë, jo gjithnjë kualifikohet ekipi favorit, jo gjithë fiton ekipi që prodhon më shumë, pikërisht kjo u vu në jetë në “Parkun e Princave”. Champions League mbetet një mallkim për Mbappe, për sheikun Al Khelafi dhe për të gjithë tifozët e PSG, “gjelat” largohet sërish nga Champions, këtë herë në fazën gjysmëfinale.

Mbappe

B.Dortmund realizon një kryevepër, jo vetëm që mbrojtën me fanatizëm avantazhin e sfidës së parë, por dhe në Paris ditën të vuajnë, ngacmuan PSG me disa kundërsulme, ndërsa në momentin më përcaktues të sfidës, Mats Hummels me një goditje të saktë me kokë, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, dërgoi topin në rrjetë duke kaluar Dortmund në avantazh.

Hummels

Pas këtij momenti, PSG spostoi totalisht Dortmund në gjysmëfushë, tentuan në çdo formë të riktheheshin në lojë, por pa sukses. Zaire Emery, Mendes, Mbappe dhe Vitinha goditën 4 herë shtyllën, më pafat se kaq nuk mund të shkonte, por në fund këto janë detaje që vlejnë thjesht për statistika pasi në fund festa ishte e gjitha për tifozët verdhezi, me Dortmund që rikthehet në finalen e Champions League pas 11 vitesh, sërish në Londër, por këtë herë shpresojnë që përfundimi të jetë ndryshe, të jenë ata fitues.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …