Rinisin hetimet për Olsi Ramën, Gaz Bardhi thirret në SPAK

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka publikuar shkresat përmes të cilave thotë se provon që as gënjen e as nuk shpifje në lidhje me kallëzimin e bërë në SPAK ndaj Olsi Ramës për çështjen e ‘Xibrakës’.

Në një postim në Facebook, Bardhi tregon se, Prokuroria e Posaçme e ka thirrur për të dëshmuar në lidhje me këtë çështje dhe implikimin e Olsi Ramës në laboratorin e drogës.

Jam njoftuar se procedimi penal 335/1 është vendosur rifillimi i hetimeve të pezulluara duke u numërtuar procedimi 88 i vitit 2024 dhe në javët në vazhdim, në cilësinë e personit që ka dijeni jam ftuar për të dhënë shpjegime në prokurorinë e posaçme.

Prandaj sikur i premtova Ramës se do ta merrte vesh shpejt, bashkë me atë do të marrin vesh edhe ata që hodhën baltë. Gazment Bardhi dorëzoi kallëzim në prokurori për të vendosur në lëvizje prokurorinë”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …