Alizoti sfidon Ballën: A i thua dot emrat e bosëve të drogës?

Deputeti i PD, Tomor Alizoti në fjalën e tij në parlament deklaroi se, në Shqipëri ka një projekt të mirfilltë për të vjedhur shqiptarët.

Alizoti sfidoi ministrin e Brendshëm Taulant Balla që të thotë emrat e disa bosëve të drogës në Shqipëri. Alizoti tha se, nëse Balla thotë emrin e disa trafikantëve apo të grupeve kriminale, atëherë është një burrë zotëri.

Tomor Alizoti: Në Shqipëri ka projekt të mirfilltë për të vjedhur shqiptarët. Në Meksikë, në Kolumbi, ministrat e Brendshëm thonë me emra se kush bën trafik droge, ndërsa këtu nuk i thonë, një emër bosi të trafikut të lëndëve narkotike ta thonë. Ministri i Brendshëm nuk thotë dot një emër të një bosi droge dhe të tregojë grupet kriminale.

Më thoni kryeministër, ministra, se kush janë bosët e drogës në Shqipëri dhe kush ndërhyn në zgjedhje. Më thoni këtë fjalë, sepse vendi ynë është një shtet, ku po ikin shumë njerëz, sepse këtu e keqja është bërë normalitet. Sfidoj ministrin e Brendshëm që të thotë emrat e bosëve të drogës së Elbasanit, po i tha është burrë zotëri.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Beleri refuzoi të kandidojë për Edi Ramën, nuk pranoi të bënte pis duart për mafien e tij

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar ftesën e Edi Ramës për Fredi Belerin që …