Noka: Një kaldaist u bë pronar i inceneratorit, sot kryetarja e Parlamentit e duartrokiti hajdutin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës sa i takon marrëveshjes së huaj me KFW, “Transporti i gjelbër i Tiranës”. Ai tha se, të gjithë personat e përfshirë në çështjet korruptive për inceneratorin e Tiranës, janë të identifikueshëm.

“Kur sheh aty termin; Bashkia e Tiranës, transporti i Tiranës, të kap e qeshura se të kujtohen inceneratorët, 5D. Këto kohë është treguar se në Bashkinë e Tiranës ka vetëm vjedhje.

Sot kryetarja e Parlamentit e duartrokiti hajdutin se ishte e porositur të duartrokiste. Guisepe ka qenë me profesion kaldaist. Një kaldaist papritmas bëhet pronar i inceneratorit të Tiranës.

Ai na paskësh dhe një kontratë konsulencë me inceneratorin e Fierit.

Në të gjitha këto çështje, jepet roli për secilin, edhe për Lalin dhe për atë ‘fap-fap’. Ti Pandeli thuaj që SPAK-u të hapë sytë”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …