Berisha: Turp i shekullit! Rama shpalli mish të freskët të rinjtë që i detyron të largohen nga vendi i tyre

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e përnatshëm në rrugën e Shpresës, ka akuzuar Ramën si përbuzës të shqiptarëve. Berisha tha se, Rama shpalli mish të freskët të rinjtë dhe të rejat që i detyron të largohen nga vendi i tyre.

“Këto zhvillime dramatike po rrokullisin kombin në honet e pasigurisë.

Po bëjnë që shqiptarët të largohen pas sirianëve në luftë civile më shumë se të gjitha kombet e tjera nga vendi i tyre.

Kreu i narkoshtetit, në aktin më cinik, më të turpshëm, deklaronte dje se fajin për këtë se ka Gjermania, pasi ju doni mish të freskët.

Urdhëroni të dashur qytetare dhe qytetarë, se çfarë koncepti ka ky për fëmijët tuaj, për vajzat tuaja, për djemtë tuaj.

Një mish i freskët që shitet në Europë.

A ka përbuzje më të madhe, përçmim më të madh?

As Enver Hoxha, as Muamar Gadafi, as Asadi i Sirisë dhe asnjë njeri nuk zbret në këtë standard amoral.

Të shpallë mish të freskët të rinjtë dhe të rejat që me politikat dhe vjedhjet që bën, i detyron të largohet nga vendi i tyre.

Miqtë e mi, në një vend të lirë, në një vend me ligj, qytetarët begatohen nga viti në vit.

Po, liria sjell prosperitet.

Liria sjell begati.

Dhe në këtë Shqipëri dhe jo në ndonjë tjetër, gjer në vitin 2013, shqiptarët, ndonëse lëviznin, ndonëse kishte emigracion minimal, numri i tyre në Shqipëri, banorët në Shqipëri rriteshin nga viti në vit.

Ndërsa sot, 33 përqind e popullatës kanë braktisur këto 8 vitet e fundit Shqipërinë.

Dhe këta 1 milion e ca shqiptarë, Edi Rama që jeton për vete në saraje të ndërtuara me para të vjedhura, që jeton për vete mbi Tiranë në ajër të freskët, me kopsht 5 mijë metra, këta i quan mish i freskët.

O turp i shekullit.

O njeri i pashpirt.

Po si të nxjerr ty goja një fjalë të tillë për të rinjtë shqiptarë, për fëmijët shqiptarë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …