Berisha-Ramës: Ata që ti i quan “mish të freskët” u ke vjedhur së paku 11 miliardë në 10 vite

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për fjalën e tij të fundit, që i ka cilësuar të rinjtë dhe të rejat që largohen nga Shqipëria, si ‘mish i freskët’. Berisha iu drejtua Ramës se, ata që i quan ti mish të freskët, janë shqiptarë fatkëqinj të cilëve u ke vjedhur së paku 11 miliardë në 10 vite.

“Ata të rinj dhe të reja braktisin sepse ti Edi Rama me firmat tua fap-fap-fap dhe paf-paf-paf vjedh me suitën tënde sipas KLSH çdo vit 1.1 miliard euro.

Ata që i quan ti mish të freskët, ata janë shqiptarë fatkëqinj nga vjedhjet tua sepse ti në 10 vite, në 56 miliardë euro mund dhe djersë e tyre, ke vjedhur së paku 11 miliardë.

Ata i quan ti mish i freskët, por ata janë viktimat më të mëdha të shtetit tënd të drogës dhe krimit sepse ti me trafikantët e tu të poshtër dhe kriminelë ke vjedhur, ke pëvetësuar 6 milionë metër katrorë në trojet turistike në mbarë vendin.

Ata nuk janë mish me dy sy, nuk janë as mish që shiten në tregje mor ç’të të thuash se ti meriton çdo fjalë, por ata janë viktima të tmerrshme të diktaturës tënde të bazuar mbi krimin, vjedhjen dhe drogën.

Ata janë viktima të pushtetit tënd që nuk vjedh më me gjoba 20, 30 përqindëshe, por 100 përqind si Erion Veliaj.

Ata janë viktima të pushtetit tënd dhe Erion Veliajt që zhdukni pa nam dhe nishan në vjedhjen e shekullit 135 milionë euro gjer sot për djegësin që nuk ekziston.

Qytetarë dhe qytetare, për të kuptuar edhe njëherë vjedhjen e shekullit, sonte u bëj thirrje të shtroni një pyetje: po si ka mundësi që një partneritet publik-privat shpallet nga qeveria, firmoset nga qeveria dhe paratë i paguan bashkia?

O miqtë e mi, në historinë e shtetit nuk ndodh kurrë që autoritet kontraktues të jetë një palë dhe paratë t’i paguajë pala tjetër.

Kjo ndodh vetëm kur të dy palët bien dakord të vjedhin 100 përqind.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …