Kërkesa për hetimin e thelluar të Irenës me 3 mbiemra u tërhoq sapo ajo mori dosjen e Berishës

Kryetari i PD, Sali Berisha, në tubimin qytetar tha se, hetimi ndaj gjyqtares Irena me tre mbiemra, u tërhoq sapo ajo mori në dorë dosjen e Sali Berishës.

“Atëherë, çfarë ndodhi miqtë e mi?

Komisioneri që kërkoi thellimin e hetimit, komisionari që nuk mund të besonte se paratë vinin nga ish-bashkëshortja, kërkoi hetim të thelluar.

E shihte se kjo është simboli i korrupsionit.

Një emër të dytë po të kishte, korruptore do të quhej kjo Irena me tre mbiemra.

Por, komisioneri u transferua menjëherë në detyrë tjetër.

Dhe erdhi tjetër. Sapo mori dosjen e Sali Berishës, tërhoqi kërkesën për hetim të mëtejshëm.

Ky është vetingu i llumit dhe llum-vetingu.

Zotërinj, keni një mision monitorues aty. Ka ndonjë komunikatë misioni juaj për të bërë transparencë para shqiptarëve për këtë akt apo është ambientuar me korrupsionin e tmerrshëm të këtij procesi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Me Rilindjen e parë Urbane u vodhën 3.2 miliardë euro, tani do vidhen edhe të paktën 2 miliardë të tjera

Bulent Tupi: Përshëndetje Doktor. Nëse Rilindja Urbane ishte ‘sukses historik’, pse pas 13 vitesh duhet …