Minatorët protestë para Kuvendit: Pensioni nuk na del as për ilaçe…

Minatorët po mbajnë sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, pak para nisjes së seancës. Ata kanë kërkuar kushte ekonomike dhe statusin e minatorit.

Minatorët kanë deklaruar se pensionet që marrin janë tejet të ulëta dhe nuk u mjaftojnë as për të blerë ilaçe e jo për të jetuar.

“Minatorët duan status duan kushte ekonomike. Ju na keni lënë në mjerim dhe tani po vuajmë. Secili nga ne ka 2-3 palë ilaçe me vete. Pensioni qesharak që na keni dhënë nuk na del as për ilaçe”, tha njëri prej tyre.

About Redaksia

Check Also

Berisha per diplomatin amerikan/ “Lufta ndaj krimit dhe karteleve prioritet i Presidentit Trump”

Petrit Matia: Përshëndetje Doktor, kur pritet që të vijë ambasadori i ri i SHBA në …