Pas inceneratorit, Veliaj do të thirret në SPAK edhe për Ndraghetta-n

Erion Veliaj do të thirret sërish nga SPAK për një dosje tjetër, atë të trajtimit të mbjeteve nga “Eco Tirana”, një kompani e dyshuar për lidhje me Ndragetan. Deklarata u bë nga ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”.

“Kam bërë një kallëzim të ri me 174 faqe me dokumente dhe komunikime që faktojnë rolin e Erion Veliajt për mbetjet në landfilllin e Sharrës. Një kompani në Verona, “Amnia”, që është paditur në Itali për lidhje me Ndraghetan, paguante një shtetas shqiptar për t’i bërë PR dhe për ta reklamuar te autoritetet shqiptare. Ky shtetas, Vladimir Fezgaj, është paguar nga kompania “Amnia Verona” dhe kulmi i suksesit të këtij bashkëpunimi kur bashkia e Tiranës bashkë me “Amnia Verona” themelon kompaninë “Eco Tirana”, që është përgjegjëse për trajtimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Në gusht 2016 bashkia themelon kompaninë “Eco Tirana” në gusht të atij viti humbet jetën Ardit Gjoklajn. Dhe një nga individët ka qenë Vladimir Fezgaj dhe ky merr shpërblim që të marrë trajtimin e mbetjeve në Sharrë pa vemdim të këshillit bashkiak.

Veliaj që thotë se nuk di, ka marrë përsipër që të bëjë gjithë këto punë që mund t’i bëjë vetëm pronari faktik i inceneratorit.

E gjithë kjo skemë, është ngritur në dyshimet tona për pastrim parash dhe humbje gjurmësh, pasi kompania ECO Recycling, në momentin që firmoset kontrata konçensionare për 30 vite, nuk duhej të ekzistonte më, pasi procesi i riciklimit ishte eskluzivitet i Inceneratorit të Tiranës”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …