Deklarata e fortë e Metës kundër Veliajt!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar ashpër sot në veçanti politikat sociale të qeverisë së “rilindjes” siç e cilësoi, duke filluar nga situata e rëndë e trafikut në Tiranës, dëmtimi i shëndetit të popullatës nga ndotja e ajrit dhe mjedisit 20 deri në 40 herë më e lartë se në rajon e deri te pensionet e ulëta, çmimi i naftës etj.

Meta gjatë një konference shtypi i është përgjigjur sot kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili9 tha një ditë më parë se, “socialistët po bëjnë shtet”, Meta iu drejtua gazetarëve, cilin shtet kanë bërë ata, shtetin ku kanë ikur 1 milion shqiptarë?!

“I dëgjoni sirenat përjashta?! Janë trafiku i çmendur edhe sot që është e shtunë dhe nuk është ditë pune. E dinë të gjithë qytetarët e Tiranës se sa vuajnë për të ardhur nga Fresku në qendër, se sa vuajnë për të ardhur nga Yzberishti në qendër, se sa vuajnë kur kalon tek Kopshti Botanik për të ardhur poshtë digës dhe mendoni kur të mbushet me pallate atyse çfarë tmerri do të jetë.

E dinë qytetarët e Tiranës se çfarë qyteti “të shëndetshëm” kanë bërë këta, se ua ka thënë vetë prof. Besnik Bajra, një ekspert i shkëlqyer i mjedisit, socialist i njohur, deputetet i PS, se, edhe sipas studimit të tij, norma e ndotjes është mbi 20 herë mesatarisht, siç është te Zogu i Zi apo vende të tjera dhe helmi që u jep Rilindja, qytetarëve të Tiranës që nga foshnjat e porsalindura, te nënat shtatzëna, te të moshuarit e ata që kanë probleme shëndetësore, është 20 deri në 40 herë më i lartë se në vendet fqinje apo në vendet e tjera. Ky është qyteti që është bërë. Pastaj, tjetër, çfarë “kishte bërë” Rilindja, sipas tij (Veliajt)?!

(Gazetari citon Erion Veliajn që tha se jemi e vetmja forcë që dimë të bëjmë qytet dhe shtet)

Meta: Cilin shtet?! Shtetin që kanë ikur 1 milionë shqiptarë pikërisht se s’ka shtet, se s’ka siguri, se s’ka mbrojtje të të drejtave të qytetarëve?!

Cilin shtet?! Shtetin që është ndër më të pasurit në rajon me naftë me gaz që kishte rafineri dhe që sot e ka naftën gati dy herë më shtrenjtë se shteti fqinj, Maq edonia, që s’ka naftë, por ka jo vetëm rafineri, por mbi të gjitha ka politika që mbështesin dhe mbrojnë qytetarët nga spekulimet e tregtarëve, oligarkëve e me radhë.

Cilin shtet?! Shtetin që shkatërron fermerët?!Shtetin që detyron të presin mollët, fermerët e Korçës apo të Dibrës? Apo të hedhin domatet në kanal ata të Myzeqesë?!

Cilin shtet?! Ky është shteti?! Cilin shtet kanë bërë ata? Shtetin ku një pensionist shqiptar në Velipojë dhe në Bajzë merr 2.8 herë më pak pension, gati tri herë më pak pension se një pension shqiptar në Ulqin?! Ky është shteti?!”, tha Meta,

About Redaksia

Check Also

12 vite burg për shoferin e Ardi Veliut, jepet pretenca edhe për familjarët e tij

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, familjarë të …