Kur dhunimin e ligjit e bëjnë banditët e Edi Ramës!

Shkatërrimi i mjedisit nga të zgjedhurit vendore të Partisë Socialistë vazhdon të hedhë hapa të dukshëm e të fortë në sytë e institucioneve shtetërore, që kanë vendosur të mos merren me të.

Prof. Dr. Jamarbër Malltezi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ka denoncuar sot me foto, krimin e radhës mjedisor jo larg Tiranës, vepër e kryebashkiakut socialist Rakip Suli.

“Krim pa ndëshkim: Rakip Suli dhe kompanitë që po ndërtojnë pallate në Kamëz, dherat i hedhin buzë lumit pranë urës së Tapizës, madje kanë bërë edhe prona private mbi dheun, – shkruan Malltezi në Fb dhe i drejtohet me një thirrje kreut të Qeverisë:

“Edi Rama, ke mundësinë të mbash fjalën e të ndëshkosh Rakip Sulin ose të dalësh mashtrues dhe dëmtuesi më i madh i mjedisit në Shqipëri.

SPAK, kos po ha kur dhunimin e ligjit e bëjnë banditët e Edi Ramës. Kjo është në vijim të videos së maleve me inerte në Jalë që u shfaq javën e shkuar nga hajdutët “strategjikë” të Edi Ramës.”

ImageImage

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …