Farsa Rama…

Nga Iva V.GRILLO

Gazeta mujore “Le monde diplomatique”, një suplement i të përditshmes “Le Monde” ka botuar në edicionin e saj të Maj 2024 një artikull të gjatë mbi motivet e arrestimit politik te kandidatit fitues të Himarës, Beleri.

Nëntitulli i artikullit është vetëspjegues:

“Cila është lidhja e persekutimit të një politikani lokal me mafien e betonit…” dhe brenda në artikull gjenden edhe paragrafë të kthjellët që e identifikojnë Himarën si një Eldorado për spekulatorët të cilët autori i identifikon si mafie betoni, deputetë, qeveritarë, ministra e oligarkë…

Sigurisht Shqipërisë nuk ka nevojë ti vijë diagnoza nga larg, sepse qytetarët shqiptarë ndonëse të mbajtur nën një presion të vazhdueshëm kanë sy për të parë e veshë për të dëgjuar.

Regjimi rilindas do të vazhdojë të bëjë gjithë piruetat e mundshme propagandistike, do të vazhdojë të luajë rëndshëm me narrativat nacionaliste që i fut në lojë sa herë i duhet për të mbuluar zullumet e veta dhe zhvatjen që po i bën vendit.

Por asgjë nuk e zhbën atë që shohim të gjithë: në bazë të statistikave të popullsisë shqiptare, qeveria Rama rezulton qeveria më antishqiptare në historinë tonë.

Askush nuk ka arritur të dëbojë shqiptarët nga vendi i vet në përmasa biblike të tilla.

Ndaj edhe ata që piruetat politike të këtij individi për takime me Diasporën i shohin si momente “krenarie” duhet te kujtohen qe një qeveri që i trajton shqiptarët e Shqipërisë si “të njerkës” nuk mund të bëjë kurrë diasporakët e emigrantët të ndihen si “të nënës”.

Shpresoj që të marrë pritjen që meriton… kudo që paraqitet me propagandën e radhës.

Si diasporakë duhet të kemi respekt për veten dhe rrugëtimin që kemi bërë…por më shumë duhet të kemi respekt për tokën dhe njerëzit që kemi lënë pas në atdhe.

Refuzoni farsën Rama! Kudo që shfaqet!

#stopfarsesrama

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …