Rame me çarter në Athinë, vizita me kosto mbi 500 mijë euro

Një takim partiak, një aktivitet politik i Edi Ramës si kryetar i PS-së, po zhvillohet sot në Athinë. Ka nga ata që janë krenarë, bravo Edi Rama, i theu në mes grekët, e kështu me radhë. Por nga ana tjetër, kryeministri ose PS-ja duhet t’i bëjnë publike shpenzimet për këtë aktivitet dhe burimin e këtyre të ardhurave.

500 mijë euro për vizitën e Ramës në Athinë

Mbërritja e Ramës në Athinë

Sipas të dhënave, aktiviteti ka shkuar rreth 500 mijë euro, pra gjysmë milioni euro minimalisht, në të gjithë agjendën e tij. Përveç faktit se nga pas kryetarit të PS-së i kanë shkuar kryetarë bashkish, një ushtri me drejtorë që prej 2 apo 3 ditësh qëndrojnë në Athinë, Rama ka udhëtuar me charter, me avionin qeveritar që paguhet nga taksat e shqiptarëve dhe këto të gjitha bashkë janë kosto. Shto këtu sallën, foninë, ndriçimin, këngëtarët, regjinë dhe gjithçka tjetër./CNA

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …