Jemi mbytur në borxhe, nuk po paguajmë dot kredinë, domatet kalben në serë

Fermerët në revoltë! Domaten na e marrin me 20 lekë, në Tiranë e shesin me 160 lekë

Fermerët e Beratit, Lushnjës dhe Fierit kanë zhvilluar një protestë për mungesën e tregut dhe uljen e çmimit të produkteve bujqësore. Ata kanë dalë në vendin e quajtur “Ura e Kuçit”, ku kanë treguar problemet që i shqetësojnë dhe hedhin kastravecët dhe domatet në rrugë.

Fermerët shprehen se një kilogram domate ua marrin me 20 lekë, ndërsa në Tiranë e shesin me 160 lekë. Po e njëjta situatë dhe ke kastravecin, sipas tyre.

“Kam kredinë, më vjen kredia tek shtëpia, me çfarë do e paguaj? Unë jam i mbytur, kastraveci po prishet. Nuk kam ku të vete më, boti do kredinë, edhe një javë afat kam, çfarë do bëj, me çfarë do i laj? Fëmijët i kam me temperaturë, nuk kam çfarë të bëj më. E pashë keq do iki. Kam qenë 15 vite në Greqi. Kjo protestë do vazhdojmë, do kërkojmë të drejtën tonë”, tha një fermer.

“Ky vend nuk ka burra më, prandaj bëjnë kështu këta, le të pasurohen ato 10 veta që po e grabisin vendin. Jemi me kredi dhe po paguajmë taksat, por jo të abuzohet me këtë çmim. Turp të kenë pasi po tallen me mundin dhe djersën tonë”, tha një fermer tjetër.

About Redaksia

Check Also

Rasti Memolla/ Deri kur SPAK do të amnistojë krimin zgjedhor

Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkoi të premten më 27 dhjetor dënimin me masën minimale që parashikon …