Gjokutaj: Nëse gjyqtarja Irena Gjoka nuk jep dorëheqjen do kërkojmë përjashtimin e saj

Në përfundim të seancës në SPAK të çështjes së mbajtjes në arrest pa prova të liderit të opozitës, avokati dhe ekipi i tij mbrojtës kanë kërkuar dorëheqjen e gjykatëses së lartë Irena Gjoka, e cila vazhdon të ushtrojë detyrën në kundërshtim me ligjin duke fshehur problemet që ka pasur me ligjin.

Avokati Gjokutaj tha se, nëse gjyqtarja Irena Gjoka nuk jep dorëheqjen, brenda 3 ditëve do të kërkojmë përjashtimin e saj.

“Kërkimi ynë ose ftesa që i bëmë gjyqtares për të hequr dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje është sepse ne kemi ardhur në dijeni nëpërmjet shtypit grek dhe vendimit të Gjykatës Administrative të Athinës, e cila pohon ekzistencën e këtij fakti.  Pra, ndalimin e gjyqtares për hyrjen në zonën Shengen prej 10 vjetësh, gjë që nuk është pasqyruar në formularin e vetëdeklarimit.

Përse e themi ne ketë dhe ku qëndron shkaku ynë për heqjen dorë? Shkaku ynë për heqjen dorë është se KLGJ në datën 4 prill ka atribuar dhe ka insinuar që ne këto kërkesa i bëjmë për të intimiduar gjykatën, këto nuk janë fakte të vërteta.

Por ky fakt është i vërtetë sa ç’është i vërtetë edhe vendimi që ne ia dorëzuam gjykatës, edhe kopjen e gazetës greke të përkthyer e të noterizuar, por duhet të kuptoni një gjë: kjo është shumë specifike sepse flitet, nuk ka nevojë t’ia aprovojmë ne faktin, ndërkohë që ky fakt dihet. I vetmi person që e di saktë dhe qartë që ekziston apo jo është vetë gjyqtarja, e cila ka qenë kërkuese në atë gjykim për t’u anuluar akti administrativ i ndalimit në zonën Shengen. Dhe këtu ekziston dhe një mosmarrëveshje dhe një njëanshmëri dhe në këto kushte ne i kërkuam, duke qenë se ajo nuk i ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare dhe vazhdon që mund ta çojë gjyqin deri në nul, këtë gjykim, anonimi i kësja procedure dhe ne i kërkuam që të heqë dorë nga gjykimi i çështjes.

Ajo nuk pohoi, as mohoi, nuk u shpreh në lidhje me këtë, na i ktheu dokumentet pikërisht me këtë arsyetim, që bëhet fjalë për atë personalisht dhe nuk ka nevojë për prova që të provohet ky fakt. Nëse kjo gjyqtare nuk do të japë dorëheqjen, ne, brenda tri ditëve që parashikon Kodi i Procedurës Penale, ne do të bëjmë kërkimin për përjashtimin e saj”, tha Gjokutaj.

Pyetje: Si e keni siguruar vendimin dhe në çfarë forme ia keni depozituar gjykatëses?

Gjokutaj: Ju duhet të kuptoni që ne kemi një vendim fotokopje dhe vendimin e gjykatës, kemi gazetën “Protothema”; në faqen 16 të saj e ka parashtruar këtë fakt. Si e kemi siguruar ne këtë?! Nuk ka rëndësi se si është siguruar. Kodi i Procedurës Penale, në nenin 149, pika 2, thotë: Gjykata mund të marrë edhe një provë që nuk rregullohet me ligj ose nuk ka parametrat ligjorë me kushtinqë të mos cenohet liria e vullnetit të personit. Ne jemi në këto kushte, por edhe njëherë ju them që kjo kërkesë që ne bëmë për të hequr dorë gjyqtarja, ajo duhet t’i bëjë një gjykim vetvetes. Pse? Sepse nuk flitet për një rrethanë jashtë kësaj gjykate ose për nj gjyqtar tjetër ose për nj dëshmitar apo një person nën hetim. Flitet personalisht për një një gjyqtare, e cila ka qenë kërkuese në atë gjykim. Pra, ajo nuk ka ku t’i shmanget kësaj historie sepse ka qenë kërkuese. Pra, ai gjykim që ka përfunduar në 2004 (pasi është ndaluar dy herë, në 2002, 2003), i dhjetorit 2004, ajo gjykatë është vënë në lëvizje pikërisht nga kërkuesja, gjyqtarja Irena Gjoka.

Pyetje: Ju thatë se do të bëni një kërkesë për përjashtimin e saj. Prokuroria e Përgjithshme pretendon dhe deklaron zyrtarisht se ka nisur një verifikim për rastin e zyrtares. A keni ju informacion si mbrojtës i z. Berisha se çfarë faze është verifikimi?

Gjokutaj: Ne kemi bërë të gjitha kërkimet shkresërisht sepse ata janë të detyruar të na pajisin me dokumente, që lidhen pikërisht me çështjen që ne mbrojmë. Dhe këtë e parashikon edhe ligji për avokatinë që çdo institucion shtetëror apo privat është i detyruar t’i japë avokatit, aktet që lidhen me çështjen që ai ka në mbrojtje.

Pyetje: Nëse ky fakt rezulton i vërtetë, si do të vijohet me procedimin gjyqësor ndaj z. Berisha?

Gjokutaj: Fakti është i vërtetë. Tani problemi është se sa të qartë ligjorë do të jenë institucionet. Pjesa jonë është pjesa e mbrojtjes. Paralelisht unë mendoj se organet shtetërore duhet, së paku Prokuroria e Përgjithshme duhet të dërgojë një letër –porosi në Greqi dhe t’i marrë këto prova. Ky është një rast shumë flagrant sepse këtu nuk flitet për një person, gjyqtaren në fjalë (për të cilën nuk kemi asgjë personalisht) por kjo gjyqtare, afërmendsh që vendimin do ta japë pasi të konsultohet, siç ka bërë që nga fillimi i kësaj çështjeje, sepse e kemi thënë, ky nuk është një proces gjyqësor. Ky është një proces i pastër politik dhe në këtë kuptim, edhe parashikimet tona ligjore shpeshherë nuk kanë ardhur në paralele me atë që ka rezultuar në fund apo me vendimmarrjen që kjo gjykatë ka kryer.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …