Malkaj: “Si nuk të lodhi Ramë hajduti, o shqiptar”!…

Ditën e sotme Aleanca për Teatrin, e mbështetur edhe nga opozita ka thirrur protestën e shtatë para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryetarit të kësaj bashkie Erion Veliajt për aferat korruptive të drejtorëve të tij skandalin e korrupsionit të njohur edhe si dosja “5D”. Para protestuesve ka folur edhe aktori Mehdi Malkaj.

Babai im thoshte se burri ka gjithmonë kohë për t’u turpëruar pavarësisht nga mosha. Se si u rri në trup kjo, e dini juve. Kam vjedhur një çikë Çajupin e dua të them tre-katër vargje:

Shqipërinë e vodhi Edi, i vu zjarr.
Shqiptar mos rri po duku, shqiptar!
Te ka barë përendia luftëtar!
E si s’të lodhi Ramë hajduti, o shqiptar!”, tha Malkaj.
 

About Redaksia

Check Also

Paralajmërimi i ish-ministrit të PS: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Çmimi i naftës në Shqipëri është në rritje që prej nisjes së luftës në Iran, …