Si mashtroi Rama me të dhënat e prokurimeve publike, ja si është realiteti!

KONFERENCA PER MEDIAT E ANETARIT TE KRYESISE, ENO BOZDO DHE ZEDHENESES ANTIKORRUPSION, GENTA VANGJELI:

Në fjalimin e tij “prekës” të datës 7 Maj Km Rama reklamoi të dhëna të pavërteta lidhur më prokurimet publike.

Qeveria Berisha u vlerësua me vendin e dytë në botë nga Shtetet e Bashkuara lidhur me përmirësim të transparencës, përgjegjshmërisë dhe përgjigjshmërinë në Shërbimin Publik”, për shkak të rezultateve të arritura nga zbatimi i sistemit të prokurimit elektronik.

Sipas raportit Vjetor 2009, të Agjencisë së Prokurimit Publik, Tirane, Janar 2010, fq. 42 , nr total I ofertave për v.2008 ishte 11786 , dhe në v.2009 rritet në 36225.

Në 7 Maj 2024 KM Edi Rama deklaroi se: “Në vitet 2009-2012, që kur filloi, ashtu çalë-çalë, si të gjitha ato që bëheshin asokohe prokurimi elektronik dhe disponohen të dhëna të regjistruara, numri mesatar i operatorëve ekonomikë që fitonin tendera publikë ishte rreth 1000. Në 10 vitet e fundit, ky numër është 2500 mesatarisht në vit, dy herë më i lartë, dy herë e gjysmë më i lartë”

Shifrat sa më lart të pavërteta…

Sipas të dhënave marrë nga open data Albania (openprocurement) në vitin 2023 krahasuar me v.2012 :
-Tendera me fitues (pa përfshirë b.v) u rritën 1.79 herë ;
-Fondi limit u rrit 2.8 herë
-Nipte të shpallur fitues 1.6 herë më shumë
-Fond limit tendera pa garë 4.8 mld lekë
-raporti fondi limit , tendera pa garë dhe konkurrueshmëri kundrejt totalit fond limit 4.74%

Sipas Open Data Albania, 9 Maj 2024:
Fondi limit 2012 ishte 49.3 mld lekë
Fondi limit 2023 ishte 102.7 mld lekë

Kontratat e lidhura :
Në v.2012 , 2971 kontrata të lidhura me 876 kontraktorë
Në v.2023, 5331 kontrata të lidhura me 1374 kontraktorë.

Edi Rama deklaroi në fjalën e tij 7 Maj 2024:
Pa diskutim ka më shumë kompani sot por sot ka dhe shumë më shumë garë…

Në vijim paraqesim përgënjeshtrimin me shifra të këtij pretendimi të Km .
v.2009 janë 36225 oferta
v.2022 janë 16138 oferta

Nr. mesatar I ofertave për procedurë prokurimi:
v.2009 janë 7.7
v.2022 janë 2.5

Edi Rama deklaroi në fjalën e tij 7 Maj 2024:
Tenderat merren me çmimet më të ulëta.
Shteti kursen 960 milion euro
Në vijim paraqesim përgënjeshtrimin me shifra të këtij pretendimi të Km .
v.2009 ka 15% kursim kundrejt fl
v.2022 ka 8% kursim kundrejt fl

Edi Rama deklaroi në fjalën e tij 7 Maj 2024:
Në këto 10 vite janë shtuar 6061 kompani të reja
fituese tenderash me fonde publike
Në vijim paraqesim përgënjeshtrimin me shifra të këtij pretendimi të Km .

v.2010 – 890 subjekte
v.2011 – 954 subjekte ose 7.19% më tepër se v. pararendës
v.2012 – 876 subjekte ose 8.18% më pak se v.2011
v.2013 – 890 subjekte ose 1.60% më shumë se v.2012
v.2014 – 971 subjekte ose 9.10% më tepër se v.2013
v.2015 – 945 subjekte ose 2.68% më pak se v.2014
v.2016 – 1008 subjekte ose 6.67% më shumë se v.2015
v.2017 – 1002 subjekte ose 0.60% më pak se v.2016
v.2018 – 1026 subjekte ose 2.40% më shumë se v.2017
v.2019 – 961 subjekte ose 6.34 % më pak se v.2018
v.2020 – 1032 subjekte ose 7.39 % më tepër se v.2019
v.2021 – 1176 subjekte ose 13.95% më shumë se v.2020
v.2022 – 1428 subjekte ose 21.43% më shumë se v.2021
v.2023 – 1376 subjekte ose 3.78% më pak se v.2022

Pra Në vitin 2023 vit i Qeverisë Rama, Sektori Publik ka njoftuar fitues (tendera mbi 800 mijë lek), vetëm 1 376 (NIPT-e) biznese. Rritja e numrit të bizneseve fituese në tendera krahasuar me 2012 është vetëm 1.6 herë.

Ndërkohë fondi limit i tenderuar ёshtё 2.5 herё mё shumё.

Pretendimi tjetër i KM Rama eshte se ishin 25 000 subjekte që kanë fituar tendera publikë në këto 10 vjet.
Sipas të dhënave të siguruara nga ndiqparatë.al NIPT-e qё shfaqen nё listën e fituesve 2010 deri 2023, pёr tendera tё bёrё nё sistem elektronik, me vlerë mbi 800 mijë Leke, janë autentik vetëm 3 469 NIPT-e.
Lista ne Excel sipas Viteve dhe të Njëjtët për gjithë Vitet paraqet ne menyre te detajuar infon dhe mund ta gjeni ne faqen respektive

Kjo sa I takon statistikave, numrave ….

Ndërsa sa i takon menyres se zhvillimit të procedurave të prokurimit rezulton se AK ne mase kanë vepruar në kundërshtim me qëllimin e LPP duke mos :
a) mos rritur efiçencën dhe efikasitetin në procedurat e prokurimit publik;
b) keqpërduar fondet publike dhe të ulë shpenzimet procedurale;
c) mosnxitjen e pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik;
ç) mosnxitjen e konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë;
d) mos trajtim të të barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në procedurat e prokurimit publik;
dh) dhe as integritet, besim publik dhe transparencë në procedurat e prokurimit publik.

Qeveria Rama ka prokuruar në kundërshtim me parimet e LPP

Autoritetet kontraktore ngushtuan në mënyrë artificiale konkurrencën. Konkurrenca konsiderohet se është ngushtuar artificialisht kur prokurimi përgatitet me qëllimin për të favorizuar ose dëmtuar në mënyrë të padrejtë operatorë ekonomikë të caktuar.

Nga studimi ndër vite i zhvillimit të prokurimit nga qeveria Rama kemi nxjerrë si rezultat:

  1. Ngushtimi I konkurrencës erdhi si pasojë e përdorimit në masë të procedurave jo të hapura por të kufizuara apo me negocim të cilat në vetvete ngushtojnë konkurrencën.
  2. Ngushtimi i konkurrencës erdhi si pasojë e rritjes së fondit limit të procedurave të prokurimit. Këtu kam parasysh përshembull punët civile të cilat u grupuan në 1 procedurë duke rritur fl. Për rrjedhojë jo cdo operator I tregut mund të merrte pjesë në prokurim për shkak të eksperiencave të mëparshme të ngjashme në vlera të larta. U penalizuan rrjedhimisht operatorët e mesëm apo të rinj.
  3. Ngushtimi I konkurrencës erdhi si pasojë pamjaftueshmërisë së afatit të pregatitjes dhe dorëzimit të ofertave dhe konkretisht një nga strategjitë e përdorur nga qeveria Rama është afati për ekuivalenttimin e ofertave të paraqitura nga operatorët e huaj. Kështu ndërsa në dst vendoset si kriter kualifikues ekuivalentimi I licesave në zbatim për ndërtimet por edhe ekuivalentim I licensave në studim.projektim apo mbikqyrje dhe kolaudim, portali qeveritar e Albania prej 1 Janar 2020 kryen online këtë shërbim për të cilin I duhet 35-38 ditë afat, kur procedurat happen 10-15 ditë nga data e publikimit të tyre.
  4. Ngushtimi I konkurrencës erdhi si pasojë e vendosjes së kritereve kualifikuese dhe specifikimeve teknike të cilat të drejtonin tek operatori I paracaktuar fitues.

Më lart paraqitëm mënyrën e ngushtimit të konkurrencës, ndërsa KM Rama foli të zgjerim të saj.
Do ishte me interes për opinionin që KM të japë shpjegimet e tij mbi rezultatet e nxjerra nga KLSH në 2024 për shkeljet që kanë ardhur si rezultat i prokurimeve publike apo PPP-ve, dëmin ekonomik si pasojë e tyre dhe keqmenaxhim të ku ndër të tjera përmendim:

KLSH 2024
1.
1.Ilaçet për dializë e tumore, Në QSUT, pacientët s’kanë marrë në kohë mjekimin

2.

  • 2 Pagesat e PPP nuk llogariten borxh. Ne fakt PPP jane rrisk për buxhetin, rrisin ekspozimin ndaj financimeve

33

  • 3
  • Paratë vijojnë të keqmenaxhohen, mbi 72 mld lekë u vleresua dëm ekonomik nga KLSH në 2023, dhe per kete u depozituan 10 kallëzime në SPAK
  • 4 Spitali i ri në QSUT me shtretër të përdorur, asnjë pajisje sipas kontratave
  • 5 Abuzime në QSUT, kabineti i endoskopisë në spitalin e ri, i pacertifikuar
  • 6 Doganat në shkelje. Lënda e parë për rindërtimin, pa kontroll
  • 7 KLSH zbulon abuzimet e KESH: 6 milionë euro dëm financiar
  • 8 Shpenzimet publike për hemodializën në 2016-2022 arritën në 2,3 miliardë lekë

Në përfundim kthehemi te pyetja jone fillestare …
Cilet jane këto 6,061 kompani të reja?

Ju lutemi z. Kryeminister, publikoni NIPT-et e ketyre 6,061 kompanive të reja.

Ne njohim vetëm disa prej tyre….

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …