Kush janë 3 oficerët e policisë ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti

Janë zbardhur emrat e 3 efektivëve të Policisë së Shtetit që SPAK ka lëshuar urdhër arrest në kuadër të operacionit të sotëm.

Bëhet fjalë për Erigert Mitrin, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Jashari, zyrtar policie në Vlorë dhe Lushnje, dhe Altin Morinën ish-efektivi i RENEA-s i cili është arrestuar edhe më herët, por është liruar nga burgu.

Kush është ish-efekti i RENEA-s, Altin Morina

Ish-efektivi i RENEA-s Altin Morina, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me një Audi luksoz.

Image

Atij ju gjetën në makinë 113 mijë euro, të mbështjella me një qese plastmasi.

Morina e ka nisur karrierën si efektiv Policie, e më pas ka qenë shef i Komisariatit të Ballshit.   Nga aty është katapultuar në 2012 tek Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), tani Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Nga aty, qarkulloi në repartin e RENEA-ve, ku edhe mbante detyrën e shefit të trajnimit.

Disa kohë pasi u arrestua efektivi i RENEA-s, Altin Morina u lirua nga Gjykata e Tiranës. Morina u la me detyrim paraqitjeje pasi paraqiti në gjykatë faturën që tregonte se një biznesmen kishte marrë para nga banka për t’ia dhënë borxh.

About Redaksia

Check Also

Ndryshimet në ligjin për qeverisjen elektronike: liçencë për korrupsion masiv!

Nga Bujar Leskaj Votoj kundër projektligjit “Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr. 43/2023 …