Na e kurseni entuziazmin, demagogë në kërkim të votës!

Nga Alba KEPI
Romë, Itali

Diasporianë në Itali të dielën më 26 maj, kushtojini kohë familjes tuaj pas një jave të lodhshme pune.

Ti nënë, mike, vëlla, bashkëshort, fëmije, djalë, vajzë që dhe të dielën më 26 maj do të shkosh në punë e pas saj do të bësh një telefon me familjen në Shqiperi ku do pyesësh; A keni drita? A keni ujë? A ju dalin lekët këtë muaj?

KM shqiptarë në vend të shëtitjeve nëpër botë të ulet në Parlament e të japë shpjegime ku janë paratë publike të megaskandaleve të plehrave, shëndetësisë, rrugëve, hidrocentraleve, porteve.

Stadiumi e-Arena e Bustio Arsizio, ku jetojnë vetëm 1 mijë e ca shqiptarë e i zgjedhur nga KM shqiptar për të mbajtur shfaqjen groteske të radhës. mund të mbajë 4350 militantë socialistë të ulur e 900 të tjerë në këmbë ndërsa ju shqiptarë të Italisë me histori e realitete të vërteta jeni shumë më tepêr, mbi 700 mijë.

3 PPP e reja socialiste, ato që janë aktivizuar tashmë për të mbrojtur 3P ekonomike, partneritet publik, privat e të gjitha partiake, (e që i pasuruan) mbërrijnë në Itali.

Popularizmi, propaganda e përndjekja ramiste ka shtuar si kontorn kësaj here “vigliacherinë” e mbrojtjes pa kundërshtarë.

Nëse në Greqi zgjodhi si skenë shoë Athinën, kryeqytetin e Greqisë, për egoizmin dhe dështimin e tij në politikat ndërkombëtare, në Itali ka zgjedhur të performojë në e-arena të një komune të vogël, Bustio Arsizion në provincën e Vareses.

E nis 3 PPP e tij me gënjeshtrën se Milano por pret “shpëtimtarin”.

Nuk zgjodhi Romën për show-in e tij politik sepse me Melonin nuk ka nevojë për arenë emigrantësh, ata i sjell në Shqipëri duke i dhuruar mikeshës së tij tokë shqiptare.

Nuk zgjodhi Barin, vendin simbol të emigracionit shqiptar në Itali, vendmbërritja e anijeve të para mbushur me shpirtra njerëzorë shqiponje, në kërkim të lirisë, kjo toka e laguar nga ujërat e Adriatikut ku në 34 vite tranzicion mbetën të mbytur me dhjetra shqiptarë emigrantë klandestinë në kërkim të tokës së lirë. ky territor i shqiptarëve të paragjykuar nga poshtërsia e trafikantëve të gomoneve me hashash, me armë, me kokainë, me cigare e kontravandë të cdo tipologjie.

E hilësia e këtij turi diasporian kryhet në një moment kur në Shqipëri, në tempullin e votës së shqiptarëve, në Parlament, po luftohet për si, qysh, me cfarë e a do të votojë diaspora në 2025.

Është një tur hilesh që shfaq qartë pushtetin e centralizuar në duart e tij.
E pasi ta mbyll, do mbërrijë se “Mesia” në parlament e do jap urdhër duke thënë; “Të votojë diaspora”.

Do marr duartrokitjet e diplomatëve në Tiranë, të misonarëve e trajnerëve të tij nëpër botë, të ushtarëve në atdhe e në emigrim por dhe të analistëve fansa të tij që në mbrëmje do të ulen përballë telekamerave e do të thonë; “E bëri, nuk keni cfarë t’i thoni”.

Në fakt e vërteta është se pas 34 vitesh emigracion, cfarë prisnit të shihni akoma shqiptarë nëpë pemë, që presin t’i urdhërojnë se ku e si të hanë’?
Shqiptarët e Italisë e kanë ndërtuar jetën me sakrificat e një pushteti që i la në harresë që i paragjykonte cdo stinë pushimesh “se flinin poshtë urave, ndërsa ata shqiptarët e pasur visheshin me papuce Gucci turke”, se “u shkatërronin trafikun”, se “u zhurmonin plazhet”, se “ishin kaq demode se kishin ruajtuar me fanatizëm familjen, martesat”.

E çfarë s’kanë dëgjuar këta emigrantë nga arroganca e të paditurve ndërsa cdo muaj mbushin arkën e tregjet e konsumit shqiptarë me paratë që u dërgonin familjeve.

Përrallën e emigrantit që për 10 vite në Itali bleu 4 restorante e po merret me politikë e propagandojnë vec ata që për këto para kanë nevojë të financojnë pushtetin.

Në prag zgjedhjet e 2021 strategjia ramiste ishte amnistia fiskale për “emigrantët e pasur”, në prag të zgjedhjeve të 2025, strategjia e tij është vota e tyre.

E ka zgjedhur ta bëjë duke vekënaqur egon e tij se e bindi “dashuria e diasporianëve”:

Ju emigrantë të vërtetë, të thjeshtë, të ndershem qe nuk keni 2 milionë euro për t’i transferuar ne Shqiperi e qe nuk i keni endërruar kurrë e që votën tuaj e keni fituar me shumë punë e sakrifica në Itali, Shqipërinë është vendi dhimbja e largimit, sakrifica e mallit për prindërit, i hallit të sëmundjes së tyre larg e pamudnësisë për ta parë cdo ditë, është fitimi i punës së ndershme për të kursyer e paguar spitalin e shtrenjtë privat të të dashurve në vendlinje, Shqipëria juaj është familja, Shqipëria juaj eshte ligji.

Diaspora në Itali nuk ka nevojë për show partiak, po kërkon punë më të thjeshta, më të verteta, më të nevojshme si njohja e pensioneve ku numri i shqiptareve ka kaluar 700 mijë. U arrit thanë? Praktikisht ende jo. Parimisht po pasi u sakrifikua Lezha e Gjadri.

Shqiptari i Italisë kërkon qasjen e barabartë në investime si cdo sipërmarrës i huaj e jo mik i oborrit pushtetar, kërkon vlerësime e meritokraci jo sepse janë militantë të Partisë në pushtet, por sepse janë shqiptare që kanë kontribuar që emri i Shqipërisë të njihet jo për gënjeshtra e kartolina fake, që mashtrojnë e shtrembërojnë realitete, por si një komb që kërkon linjë europiane të ligjshmërise larg lobizmave për interesa të dyfshimta gjeopolitike e personale.

Ti nënë, mike, vëlla, bashkëshort, fëmije, djalë, vajzë që dhe të dielën më 26 maj do të shkosh në punë e pas saj do të bësh një telefon me familjen në Shqiperi ku do pyesësh; A keni drita? A keni ujë? A ju dalin lekët këtë muaj?
E do t’i qetësoni duke iu thënë se dokumentat për bashkim familje mund të mbërrijnë shumë shpejt e do festoni së bashku duke shpëtuar nga kjo Shqipëri gënjeshtër që po e sjellin në Busto Arsizio.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …