Urdhër-arresti për ish-deputetin e Ramës, shpallet në kërkim

Urdhër-arrest për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim. Burime bëjnë me dije se ai nuk është gjetur në banesë, në aksionin e Policisë, FNSH-së dhe RENEA-s të nisur që prej orës 03:00 në disa qyetet të vendit si në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shijak, Lezhë, Kurbin dhe Nikël.

Më herët ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka i janë sekuestruar pasuritë. Arben Ndoka ka dalë në bisedat e aplikacionit të krimit “Sky” si i përfshirë në krime.

Po ashtu, mësohet se SPAK ka lëshuar urdhër-arreste të reja dhe për Plaurent Dervishajn dhe Indrit Doklen, por ata ndodhen prej kohësh në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Urdhër-arreste nga SPAK janë lëshuart edhe për Valter dhe Durim Bami, dy vëllezërit Erlis dhe Leonard Duka, Fatmir Hyseni alias Docja,  dy vëllezërit Avdylaj në Shijak dhe kushëririn e tyre Aldo Avdylaj.

Kujtojmë se Fatmir Hyseni, i njohur me nofkën “Doçja”, është në kërkim për dy atentate ndaj Inez Hajrulla dhe Santiago Malkos.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …