CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Deputeti: Në Tiranë nuk ka mbetur një copë tokë pa u vjedhur për t’u bërë ndërtim

Qindra qytetarë po protestojnë përpara Bashkisë së Tiranës, në vijim të thirrjeve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për protesta. Deputeti Asllan Dogjani në fjalën e tij tha se, këta janë hajdutë, që siç e shikoni, me hajdutërinë e tyre kanë bërë që qytetarët e Tiranës të largohen.

Dua t’ju falënderoj juve që dilni këtu për të protestuar. Dua të falënderoj edhe të gjithë ata qytetarë të Tiranës, që për shkak të frikës të kësaj diktature që po instalohet nuk kanë mundësi për të ardhur sepse kërcënohen nga shteti dhe pushteti.

Këta janë hajdutë, që siç e shikoni, me hajdutërinë e tyre kanë bërë që qytetarët e Tiranës të largohen, por jo vetëm, të largohen edhe gjithë shqiptarët.

A e shikoni se çfarë moshe jemi ne këtu, shikoni moshën mesatare. Ku janë djemtë tanë? Ku është rinia, ku janë vajzat dhe djemtë tuaj? Janë larguar për shkak të pamundësisë për të siguruar jetesën në vendin e vet. Prandaj ne jemi këtu, për të protestuar kundër këtyre hajdutëve.

A e dini se sa vuan një qytetar i Tiranës? A e dini se prona vidhet? A e dini se qytetarët e Tiranës kur dalin në mëngjes janë nën kërcënimin e kësaj diktature? Ne në Tiranë jemi në pamundësi për të marrë shërbimet e përditshme, prona vidhet, qytetarët nuk kanë mundësi që të marrin shërbimin shëndetësor. Qytetarët nuk kanë mundësi të marrin arsimin. Nuk ka mbetur një copë tokë pa u vjedhur, pa u bërë ndërtim”, tha Dogjani.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …