Këlliçi: Erion Veliaj po na e çon më larg se Afrika, do bëjmë padinë e rradhës në SPAK

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, gjataë fjalës në protestën e sotme, u shpreh se vjedhja që është parë në këto 9 vite në Bashkinë e Tiranës është e paprecedentë dhe për vendet e Afrikës dhe për vendet e treta.

“Erion Veliaj do mbahet mend si simbol i vjedhjes i hajdutërisë, jo vetëm të parave të qytetarëve të Tiranës, por edhe të votave të qytetarëve të Tiranës.

Para meje folën shumë qytetarë, të cilët theksin e vunë te intelektualët, qytetarët e ndershëm të këtij vendi, të cilët po largohen masivisht për shkak të bëmave  të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Unë në emrin tuaj, do doja të mbanim sot një minutë heshtje për një ikonë të këtij qyteti, nipi i Qazim Mulletit, të cilin diktatura e sulmoi aq fort, intelektual, anti-komunist i përndjekur politik, një njeri me vlera, i cili ka qenë dhe mbetet krenaria e këtij qyteti.

Janë këta qytetarë fisnikë, ikona të këtij qyteti, që pas viteve 90-të, punuan me mish e me shpirt, për një Tiranë, për një Shqipëri që do ishte si Europa dhe që do bënte të mundur ëndrrën që nisën studentët e dhjetorit… për ta çuar bashkë Shqipërinë në Europë, dhe që sot për fatin tonë të keq Erion Veliaj po na e çon më larg se Afrika.

Vjedhja që kemi parë në këto 9 vite në Bashkinë e Tiranës është e paprecedentë dhe për vendet e Afrikës dhe për vendet e treta.

I kemi dërguar në SPAK, janë pjesë e dosjes së 5D dhe akuzat e reja që janë bërë, sepse kemi zbuluar edhe dy administratorët e ish-komunave, që është rasti i Zall Herit, Arben Maloku dhe rasti i Dajtit  Kujtim Qefalia. Edhe ky material po përgatitet për tu depozituar së shpejti në SPAK.

Çdo gjë që kemi bërë nuk jemi mjaftuar me deklarata publike, por kemi edhe dokumente që i kemi depozituar në SPAK që të bëjë punën e vet.

Shpesh herë dëgjojmë që njerëzit thonë se opozita ka probleme me drejtësinë, por ne jemi ata që kemi inkurajuar SPAK, duke cuar kallëzime për të zbuluar të vërtetat”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …