Teliti: Protesta nuk do ndalojë! Ne do ia dalim me mjetet tona të mosbindjes

Kreu i këshilltarëve opozitarë, Dorjan Teliti, tha sot në protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës, se protesta nuk do ndalet kurrë.

“Protesta nuk do të ndalojë kurrë. Nuk ndalon protesta se ju hiqni dritat.

Nuk ndalon protesta se ju mundoheni të shtypni me këmbë të drejtat e protestuesve.

Nuk ndalon protesta se ju përfaqësoni sot diktaturën e vitit 2024.

Ne do protestojmë dhe do ia dalim me protestën tonë. Një ditë do ia dalim me mjetet demokratike të mosbindjes civile.

Të gjithë të qëndrojmë të fortë, të qëndrojmë të bashkuar. Forcën e protestës demokratike nuk ka as polici, as ushtri që ta ndalojë.

Përkundrazi do jetë policia dhe ushtria që do bëhet me protestuesit dhe qytetarët se ne jemi me të drejtën dhe të vërtetën”, tha Teliti.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …