Avokati: Irena Gjoka nuk mohoi dënimin, kërkesën për shkarkim ia kemi qepur në pallto

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar për mediat pas mbarimit të seancës gjyqësore ku u revokua masa e sigurisë ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e lënë sërish në ‘arrest shtëpie’.

Gjokutaj e ka quajtur një skandal këtë vendim të gjykëtës, ku sipas tij ‘në bazë të ligjit gjyqtarja Irena Gjoka i ka bërë një relacion gjykatëses që kishte për shqyrtim për përjashtimin e saj dhe është interesante fakti që zonja Gjoka në relacionin e saj nuk e konteston ekzistencën e faktit që ajo është dënuar nga gjykata administrative me ndalimin në zonën Shengen’.

“Ne parashtruam të gjitha kundërshtinë tonë me të ashtuquajtura rezultate që SPAK parashtron për zotin Berisha, në asnjë veprim që ata pretendojnë ndonëse ato janë veprime të ndodhura më herët, të raportuara dy herë, por në kontestimin tonë zoti Berisha nuk është subjekt i hetimeve, nuk ka asnjë veprim hetimor që të hedhë dritë mbi një akt, mbi një firmë, mbi një prononcim të zotit Berisha, mbi një veprim apo mosveprim të tij në lidhje me këtë çështje. Ky është një skandal. Gjykata vendosi të vazhdojë masën e ‘arrestit shtëpiak’, ndërkohë që hetimet merren me problemet e mbrojtjes kundër zjarrit, me kontribute patriotike.

Sot kemi dëgjuar pataksira në seancë po sot kemi marrë një kopje të vendimit të kësaj gjykate për rrëzimin e kërkesës sonë për përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka. Në bazë të ligjit gjyqtarja Irena Gjoka i ka bërë një relacion gjykatëses që kishte për shqyrtim për përjashtimin e saj dhe është interesante fakti që zonja Gjoka në relacionin e saj nuk e konteston ekzistencën e faktit që ajo është dënuar nga gjykata administrative me ndalimin në zonën Shengen por thotë që pretendimet e mbrojtjes nuk hyjnë në ato shkaqe që sjellin përjashtimin tim dhe gjykata pastaj në një arsyetim jashtë objektit të kërkimit tonë, thotë që kjo gjykatë nuk është kopetente për të gjykuar mbarimin apo jo të mandatit të zonjës Gjoka. Këto janë teknalitete.

Nuk duan të hyjnë në thelbin e çështjes qoftë për përjashtim qoftë edhe për themelin për marrjen e provave.

Kërkesën për përjashtim ja kemi qepur në pallto dhe do ja qepim edhe në kostumin veror.

Ne kemi bërë kërkimet dhe çështja e Irena Gjokës ka shkuar në prokurori dhe akoma nuk kemi përgjigje nga ata”, tha Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …