Urbanisti: Rama dhe Veliaj shkatërruan Tiranën duke pastruar paratë e krimit

Para Bashkisë së Tiranës është duke u zhvilluar protesta e tetë e thirrur nga Aleanca Kombëtare e Mbrotjes së Teatrit dhe Partia Demokratike, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas publikimit të skandaleve financiare dhe korruptive me kompaninë 5D të drejtorëve të bashkisë dhe inceneratorit fantazëm.

Urbanisti Gent Kaprata ka akuzuar ish-kryetarin e Bashkisë Tiranë, Edi Ramën dhe kryebashkiakun aktual Erion Veliaj se në vite që kanë shkatërruar dimensionin urban të qytetit, duke ndërtuan një industri ndërtimi që ishte atëherë mbetet edhe sot vendi ku pastrohen paratë e krimit.

”Profesioni im si urbanist më ka bërë mua që ta dinim shumë vite më parë që një ditë si kjo e sotmja do të vinte. Për një urbanist është shumë e thjeshtë për të kuptuar se çfarë profili politik do të ketë kryetari i radhës i bashkisë thjesht duke parë se si ai trajton qytetin dhe qytetarët.

Kjo është arsyeja pse e dija se sot do ishim në këtë situatë dhe në këtë gjendje.

Për mua dhe kolegët e mi nuk ishte e vështirë për të kuptuar produktin e mënyrës se si ish-kryetari i bashkisë, Edi Rama trajtoi Tiranën urbane, ishte shumë e thjeshtë pasi mbi 1 mijë lejet e ndërtimit jo vetëm shkatërruan dimensionin urban të qytetit, por ndërtuan një industri ndërtimi që ishte atëherë, mbetet edhe sot vendi ku pastrohen paratë e krimit.

Qeverisja lokale e zotit Veliaj, një shfaqje sa sureale aq edhe e paravendosur si një miksim i një fotografije e shoqërisë ouerlliane, një profeci vetëpërmbushëse.

Përballë kemi Policinë e Shtetit, me aq shumë armë saqë nuk dihet a është polici apo ushtri përballë popullit që duhet ta mbrojë”, tha Kaprata.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …