“Një rrëfenjë me ndërkombëtarë (Escobar-ë)”…

Iva V.GRILLO

“Një rrëfenjë me ndërkombëtarë” është një roman i Ylljet Aliçkës, i botuar rreth viteve 2000.

Në qoftë se nuk e keni lexuar, jua rekomandoj ta lexoni në ndonjë ditë dimri kur keni nevojë për pak humor.

Mund të klasifikohet në kategorinë e romaneve humoristikë paçka se nuk i mungojnë shpesh edhe notat tragjike.

Autori, mesa kuptoj i pajisur edhe me eksperiencë të dorës së parë në marrëdhënie pune me ekspertë ndërkombëtarë apo edhe thjeshtë burokratë me të cilët e kishte lidhur puna, ka bërë një përshkrim humoristik por në të njëjtën kohë realist të shumë qasjeve, “misioneve” apo edhe aureolës rrethuese të personazheve që shpesh sillen por edhe trajtohen si perëndi nga shqiptarët.

Sigurisht që spektri i personazheve e karaktereve që kanë ardhur e ikur nga Shqipëria është i gjerë, secili mban vulën e punës dhe integritetit të vet dhe nuk mund të futen të gjithë në një thes.

Por duket se sot, romani i shkruar mbi 20 vite më parë, roman që krijoi dhe një bezdisje dhe skandal në rrjetet e organizatave ndërkombëtare (siç kam pasur rastin ta verifikoj vetë nga komentet e një të njohuri në zyrat në Bruksel)…është më aktual se kurrë.

Në pak fjalë, rrëfenja për ndërkombëtarë si ky më poshtë nuk ka ndryshuar dhe mund të përmblidhet nga fraza: “erdhi, hëngri, iku”…por jo pa bërë shërbimet e fundit.

Është fatkeqësi që bota e qytetëruar gjithnjë e më tepër përfaqësohet në Shqipëri nga kontigjente të tilla: të painteresuar dhe papërgjegjshëm për katrahurën që lënë pas.

Sot po vërtetojmë që janë edhe fare të paditur…”nuk duam opozitën e viteve ’90”- thotë zotëria edhe i painformuar, midis të tjerash.

Në fakt vitet ’90 kanë pasur opozitat më aktive dhe më të dedikuara për demokracinë.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …