Protesta/ Tym dhe flakë te Bashkia e Tiranës!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qindra qytetarë po protestojnë sërish ditën e sotme para Bashkisë së Tiranës duke kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliajt.

Protesta e sotme ka nisur me tensione. Sapo aktori Mehdi Malkaj mori fjalën dhe tha se policët po mbrojnë çiftin gay që u martua në bashki pak ditë më parë, disa protestues kanë hedhur në drejtim të godinës tymuese dhe flakadanë.

Protestuesit në kor brohërasin: “Hajduti, hajduti!”.

Prej javësh, qytetarët dhe opozita kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt.

About Redaksia

Check Also

Aeroporti i Vlorës/ Të rinjtë e FRPD denoncojnë mashtrimin dhe vjedhjen e dyshes famëzeze Rama-Balluku

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë një video denoncuese të të rinjve të …